[email protected]
Titulli nuk korrespondon me përmbajtjen
shape
shape
shape

Në artikullin e publikuar sot (10 gusht) në portalin informativ në gjuhë serbe “Srbijadanas.com” në titull hedhet pretendimi se shqiptarët po përgatiten për sulm, më një pikëpyetje në fund.

Artikulli është i bazuar në një postim në Facebook të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj. Artikulli i publikuar në “Srbijadanas.com” mbanë titullin “Shqiptarët Përgatiten Për Sulm? Ministri nga Prishtina tha ‘Jemi gati’”, me “shqiptarë”, ky medium, përmes titullit, aludon në institucionet e Kosovë.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, vlerëson se titulli i artikullit nuk korrespondon me përmbajtjen.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Srbijadanas.com”:

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/albanci-se-spremaju-za-napad-ministar-iz-pristine-porucio-spremni-smo-2022-08-10?fbclid=IwAR0Z5OkhIBxmkpF_yP_JoZKoHrVnrKHFQDDXr9XaTkKu1NrPwBIimicQUmY


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Srbijadanas.com”:

Ministër i Mbrojtjes Armend Mehaj i të ashtuquajturës Kosovë tha se forcat e armatosura të krahinës janë të gatshme të mbrojnë çdo cep të territorit.

Siç thekson ai, qëllimi i tyre është ngritja e kapaciteteve të FSK-së në nivelin e ushtrive të NATO-s.

Megjithatë, ne do të punojmë që efikasiteti të rritet edhe më shumë. Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ne mbetemi të përkushtuar që atë ta ngritim në nivelin më të lartë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë çasje publiku, përjashto informatat e klasifikuara. Ushtrinë e Republikës së Kosovës, do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës. Ngritja e ushtrisë sonë në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së është mision i yni që do ta përmbushim patjetër.


Edhe pse në titull përdoret trajta pyetëse, në deklaratën e Ministritë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e paraqitur në përmbajtje, nuk përmendet në asnjë vend pretendimi i ndonjë sulmi. Ministri Mehaj në postimin e tij në facebook deklaron se: “Ushtrinë e Republikës së Kosovës, do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës”. (shih këtu)


Analiza:

Artikulli i portalit informativ “Srbijadanas.com” në titull ngrit pretendimin për përgatitjen e shqiptarëve në sulm të shtruar në formë pyetëse nuk korrespondon me përmbajtjen e artikulli.

Në përmbajtje jepet postimi i Ministrit Armend Mehaj, ku nuk ceket ndonjë përgatitje për sulm të shqiptarëve, por theksohet se ushtria e Kosovës është e gatshme ta mbroj çdo cep te territorit të saj. Pra titulli nuk e pasqyron përmbajtjen.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others