Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Artikulli që paralajmëron zbritje të çmimit të naftës nga 1 Janari, i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka vazhduar me publikimin e lajmeve të rreme. Sot më 30 tetor, ka publikuar një lajm me titull “Urime për të gjithë ju që keni automobilin Diesel, nga Janari 1 çmimet do të bien si kurrë në histori”, i cili nuk përkon me përmbajtjen e artikullit.

Përderisa në titull thuhet se do të ketë zbritje të çmimit të naftës për automjete duke filluar nga data 1 Janar, në përmbajtje paraqitet lajmi për rënien që aktualisht po e pëson çmimi i derivateve të naftës, si shkak i mbylljes së shteteve të Evropës si Franca e Gjermania si rezultat i rritjes së numrit e të infektuarve me COVID-19. Megjithatë, edhe këto informata të paraqitura në përmbajtje janë të mangëta dhe të përgjysmuara.

Artikulli i plotë i publikuar në Specialja.com:

T: Urime për të gjithë ju që keni automobilin Diesel, nga Janari 1 çmimet do të bien si kurrë në histori

Lajm i mirë për shoferët, çmime të reja të derivateve të naftës Lajm i mirë për shoferët, çmime të reja të derivateve të naftës.

Zhvillimet në bursa pasuan njoftimet e dy ekonomive më të mëdha të Europës, të Francës që për 1 muaj me radhë do lejojë qarkullimin e qytetarëve vetëm për arsye pune ose shëndetësore, ndërsa

Gjermania do mundohet ta përmbajë valën e dytë të koronavirusit në vend duke ndërprerë fillimisht disa nga aktivitetet e saj ekonomike dhe kulturore. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/30/urime-per-te-gjithe-ju-qe-keni-automobilin-diesel-nga-janari-1-cmimet-do-te-bien-si-kurre-ne-histori/?fbclid=IwAR1cO7sYDCPLbn2gxCfKB1ZwTh7BJpzSTWS2-Llhe2745ZnrGViZikk2pbs

Pas hulumtimit nga hibrid.info në makina të kërkimit online, është parë se artikulli i Specialja.com është marrë pjesërisht nga lajmi i publikuar në disa media tjera në gjuhën shqipe, për uljen aktuale të çmimit të derivateve të naftës si rezultat i mbylljeve që po e aplikojnë disa shtete të BE-së si rezultat i rritjes së numrit të personave të infektuar me virusin Korona.

Vegëza të lajmit të publikuar nga disa media në gjuhën shqipe:

https://literal.media/ulet-kerkesa-per-shkak-te-covid-19-cmimi-i-naftes-peson-renie-drastike/136222

https://buletiniekonomik.com/index.php/2020/10/29/bie-drastikisht-cmimi-i-naftes-ne-bursa/

Analiza:

Në bazë të fakteve të kontrolluar më lartë, mund të konstatohet se ky autori i këtij artikulli ka manipuluar me titull, duke pretenduar se çmimi i naftës do të ulet nga 1 Janari. Ndërsa, e njëjta gjë nuk thuhet edhe në përmbajtjen e artikullit. Për më tepër, në përmbajtje është vendosur edhe një link i cili nuk ka fare të bëjë me përmbajtjen, por në fakt është një reklamë. Për këtë arsye ky artikull kategorizohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere