Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

FESTIM RIZANAJ

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (6 prill) një artikull me titullin “Me rritjen e numrit të Shqipëtarëve në Gjermani, Gjermania po varfërohet”, të marr nga portali i dyshimtë “jnews3.com”, i publikuar me datë 4 shkurt.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar artikulli është i vjetër dhe titulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje ku shkruan se “Ndërsa shqiptarët vijojnë të rendin furishëm drejt Gjermanisë, ‘parajsës tokësore’ sipas një perceptimi që kanë krijuar e psikoze që i ka sunduar vitet e fundit, Gjermania vetë po shfaq shenja varfërie”.

Pra, me anë të këtij titulli, faqja e lartcekur ka lënë të kuptohet se shkak i varfërisë së Gjermanisë është shkuarja e numrit të madhe të shqiptarëve atje, përkundër faktit që në përmbajtje ceket arsyeja e varfërimit të Gjermanisë, e që është inflacioni.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Lajme Globale”, “Shqiperia Daily”, “Lajme nga Bota”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0Yyqy8SiQG5Kd79TjuMVmqL58i8i6aRtfzUVK2XyZfayaoEUp1juzVPhSWZgzfYGhl&id=100063519146107

https://www.facebook.com/shqiperiaebashkuarr/posts/pfbid0ekaFRcydiM5DVDdaFZ7Uv5Wq9prksPLv4SHUCQUdgUcqZGq3JbXvwYRanzHx7DKWl

https://www.facebook.com/LajmeIslamee/posts/pfbid02mmP2uLTxTWy9LMa3gcpkVH7rCMuFAr38EJDbkKCvYeRH4yu8sMfKr3svYBhNikafl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar me datë 19 tetor 2022 në portalin informativ në gjuhën shqipe “gazetaexpress.com”. (këtu)

Artikullit të publikuar nga “gazetaexpress.com” i është vënë titulli “Kosovarët e ëndërrojnë, por Gjermania po varfërohet”.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull me pretendimin në titull se shkuarja e shqiptarëve në Gjermani, ka bërë që ky shtet të varfërohet.

Pas verifikimit të fakteve është gjetur se titulli është dezinformues dhe se përmbajtja tregon arsyen e varfërimit të Gjermanisë, e që është inflacioni e jo shkuarja e numrit të madh të shqiptarëve atje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere