Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i rremë me titull të sajuar për aderimin e Vjosa Osmanit në VV

HIBRID

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” ka publikuar një lajm me titull “ZYRTARE: Vjosa Osmani emërohet nënkryetare e Vetëvendosjes?”.

Titulli i këtij lajmi është i sajuar, meqenëse vet Vjosa Osmani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë si dhe teksti në këtë artikull paraqet prononcimin e saj për media të bërë më datën 7 shtator, ku njoftoi opinionin për largim e saj nga LDK, por jo edhe për aderim në Vetëvendosje.

Teksti origjinal i portalit Thedailybarta24.com:

ZYRTARE: Vjosa Osmani emërohet nënkryetare e Vetëvendosjes?

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sot para mediave ka thënë se në rast zgjedhjeve, është shumë vonë që LDK të ketë mbështetje nga ajo dhe se me përjashtimin nga partia ka përfunduar gjithçka.

“Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, u shpreh Vjosa Osmani para gazetarëve. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të botuar në Thedailybarta24.com:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=2971

Në këtë tekst është vetëm një citat i Vjosa Osmanit, ku thotë se “është shumë vonë që LDK të ketë mbështetje e saj në rast të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme”.


Analizë:

Pas verifikimit të këtij lajmi, del që titulli është i rremë dhe nuk ka ngjashmëri me përmbajtjen. Këto lajme krijohen për t’i tërhequr lexuesit që të klikojnë në artikull. Ky lajm hyn në kategorinë “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere