Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

“Avdullah Hoti: Unë hapa vende pune për rini, ndërsa Albini shkon në Shqipëri për pushime!!”, është lajm i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “todaykhobor.com” ka publikuar një artikull me titull “Avdullah Hoti: Unë hapa vende pune për rini, ndërsa Albini shkon në Shqipëri për pushime!!”.

Nga procesi i kontrollit të fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton që artikulli të përmbajë titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit. Gjithashtu, edhe lajmi është i rremë, në të cilin gjendet një deklaratë e sajuar nga ky portal i dyshimtë, gjoja është bërë nga Hoti, e cila nuk përputhet me titullin.

Hibrid.info gjatë kërkimit të kryer përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk ka arritur të gjejë ndonjë deklaratë të tillë të bërë nga Hoti në asnjë nga mediumet kredibile në vendin tonë.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaykhobor.com”:

Hoti: “Rinia duhet me punu edhe per 150 euro, me i kontribu shtetit se fajet i keni ju që..” Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti ka kritikuar rinin e Kosoves mbreme ne nje interviste qe pati per televizionet kosovare. Ne kete interviste ai u shprehe se rinia kosovare s’po punojn.. “Rinia e Kosoves nuk po punon hiq. Ata duhet me punu edhe per 150 euro me i kontribu shtetit.”

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaykhobor.com”:

https://todaykhobor.com/healthy/avdullah-hoti-une-hapa-vende-pune-per-rini-ndersa-albini-shkon-ne-shqiperi-per-pushime/?fbclid=IwAR1KUPJPSmhr7FECK7Kq7WIvOAqfaAxHuTy_cAV5TH_xmpAitktmmtLFrg0


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaykhobor.com” ka krijuar një artikull me përmbajtje e titull të rremë, të cilat nuk korrespondojnë mes vete. Hibrid.info gjatë kërkimit dhe hulumtimit të bërë, nuk ka gjetur asnjë nga këto deklarata të bëra nga Hoti për ndonjë medium kredibil.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere