Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Fotografitë e gjeneruara me Inteligjencë Artificiale merren si të mirëqena

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet fotografive është pretenduar se disa ushtarë mbajnë flamurin kombëtar shqiptar pranë atij izraelit.

Llogaria me emrin “katoliku.patriot” në TikTok në disa postime të ngjashme ka marrë dhjetëra mijëra shikime, mijëra pëlqime e qindra komente. (shih këtu)

Më 30 maj kjo llogari ka publikuar një videomaterial të përbërë nga tri fotografi të disa ushtarëve që mbajnë në duar flamujt kombëtarë shqiptarë dhe ata izraelitë.

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se fotografitë e publikuara nga kjo llogari në TikTok janë të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale.


Vegëza e publikimit të “katoliku.patriot” në TikTok më 30 maj:

https://www.tiktok.com/@katoliku.patriot/photo/7374479169456983328


Materiali ka marrë mbi 18 mijë shikime e rreth 230 pëlqime. Janë 136 komente. Po që se shihen disa prej tyre, ka përdorues që me komente në gjuhën shqipe duket se i kanë marrë përmbajtjet si të mirëqena.


Hibrid.info ka analizuar imazhet me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale. Në bazë të rezultateve të dhëna nga aplikacioni “Hive Moderation” del që tri imazhet janë prodhuar me inteligjencë artificiale, ndërsa platforma isitai.com thekson për imazhin e parë se “ky imazh ka shumë të ngjarë të jetë krijuar me inteligjencë artificiale”.


Nuk është hera e parë që kjo llogari në TikTok përdor inteligjencën artificiale për publikime të ngjashme.

Vegëz nga një rast tjetër, që ka marrë mbi 96 mijë klikime, gati 270 komente e rreth 970 pëlqime:

https://www.tiktok.com/@katoliku.patriot/photo/7370654549335362849


Analiza:

Imazhet e publikuara ku shihen disa ushtarë me flamuj kombëtarë shqiptarë e izraelitë janë gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere