Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

B92 pretendon pa fakte se ka pasur parullë kërcënuese “Ju e keni radhën” në ndeshjen Llapi-Buduqnosti

HIBRID

Mediumi serb “B92” ka publikuar një artikull me titull “Skandal në Prishtinë dhe një mesazh për malazezët: Ju e keni radhën”, duke pretenduar ta përshkruajnë një thirrje “parullë” që gjoja e kanë mbajtur tifozët kosovarë në ndeshjen mes klubit të futbollit “Llapi” dhe atij nga Podgorica “Buduqnost”.

Këto dy klube zhvilluan dje (14 korrik) një ndeshje kualifikuese për garën ndërkombëtare “Conference League”.

Në artikullin e këtij mediumi serb pretendohet se tifozët kosovarë kanë mbajtur këtë llojë thirrje, për të nxitur provokime (shih vegëzen e artikullit këtu).

Pjesë nga artikulli i “B92”, të përkthyera në shqip:

T: Skandal në Prishtinë dhe një mesazh për malazezët: Ju e keni radhën

Një provokim ka ndodhur në ndeshjen mes Llapit dhe Buduqnostit në Prishtinë.

Në tribuna ishte shfaqur një hartë e Malit të Zi, nga e cila ishte “veçuar” një pjesë me mesazhin: “Ju e keni radhën”.

Përveç këtij pretendimi të bërë në titull dhe përmbajtje të artikullit, autori shihet se nuk ka dhënë fakte që e plotësojnë pretendimin. Në artikull nuk paraqitet asnjë imazh fotografik dhe as në format të videos që pasqyron një pankartë të tillë.

Në fotografinë ilustruese të artikullit paraqiten imazhe të disa tifozëve, që sipas legjendës, është shkëputur nga ndeshja Shqipëri – Serbi në vitin 2016.

Fotografia ilustruese e artikullit e bërë shkëputur nga atmosfera në ndeshjën Shqipëri – Serbi në vitin 2016

Analiza:

Mediumi serb “B92” ka bërë një pretendim të pa faktuar.

Nga kontrolli i fakteve të bërë nga hibrid.info, është parë se në artikullin e këtij medium nuk është paraqitur asnjë dëshmi vizuale që vërteton pretendimin se tifozët kosovarë kanë mbajtur pankartë me thirrjen “Ju e keni radhën”.

Kjo mund të jetë e vërtetë por, përderisa ajo nuk vërtetohet në artikull, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajte e Pa Verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere