Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mundësi e rreme pune në emër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje e sponsorizuar si formë aplikimi, ku pretendohet shpallja e një rekrutimi online, për një mundësi pune nga ndërmarrja me emrin “Pinduoduo”.

Aplikimi, në emër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), është paraqitur me anë të një imazhi, në mbishkrimin e të cilit tregohen kushtet e mundësisë së ofruar dhe është publikuar në Facebook nga faqja me emrin “Qwgre-159”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se një shpallje e tillë nuk mundësohet nga MFPT.

Hibrid.info nuk ka arritur ta gjenerojë vegëzën nga ky postim, por e ka ruajtur publikimin si fotografi.


Fotografia e publikimit nga faqja “Qwgr-159” në Facebook:

Në publikim paraqitet mundësia për aplikim, e cila pas klikimit shfaq pyetjen nëse dëshironi të vazhdoni më tutje.

Shih fotografinë:

Pas konfirmimit, në aplikim kërkohet email adresa për kontakt të mëtutjeshëm.

Shih fotografinë:

Për të paraqitur ofertën është përdorur emri i kompanisë “Pinduoduo’ dhe logoja e “TEMU” kompani e tregtisë elektronike.

Por, në bazë të njoftimeve të fundit nga MFPT, nuk është gjetur asnjë mundësi, siç pretendohet në publikimin e trajtuar (shih këtu, këtu dhe këtu).

Hibrid.info gjithashtu ka verifikuar edhe faqen e cila e ka publikuar postimin. Faqja në fjalë ka numër të vogël ndjekësish dhe në kohështrirje vërehet numër i vogël postimesh, të cilat nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e publikimit të trajtuar (shih këtu).

Kjo faqe është hapur më 30 gusht, ndërsa nuk dihet se kush e menaxhon atë.

Shih fotografinë:


Analiza:

Pretendimi për shpallen e një rekrutimi online, ku ofrohet për një mundësi pune në emër të MFPT-së, është i pa vërtetë.

Në faqen, e cila e ka publikuar pretendimin, nuk shfaqen shumë të dhëna ndërsa nga MFPT nuk konfirmohet njoftimi i pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim’.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere