Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Bekim Jashari nuk ka përmendur politikanë që “nuk janë të mirëpritur në kullën e Jasharajve”

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com”, ka publikuar një artikull me titull “Bekim Jashari tregon së kush prej politikanëve nuk është i mirëpritur në kullën e Jasharajve”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i ndryshuar nga ai autentik, pasi nuk përputhet më përmbajtjen.

Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, më 2 maj të këtij viti në një intervistë për “REPORTERI N’KOMUNA” ka thënë se “të gjithë ata që nuk i kanë duart me gjak, qofshin edhe nga komuniteti serb janë të mirëpritur”.

Pra, në asnjë rast nuk është përmendur emri i ndonjë politikani siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “readkoala.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Jo rrallë here në media është shkruar se politikanë të njohur nuk janë të mirëpritur në Kullën e Jasharajve në Prekaz.

Për këtë temë ka folur Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari.

Bekimi ka thënë në intervistën REPORTERI N’KOMUNA se të gjithë ata që nuk i kanë duart me gj ak, qofshin edhe nga komuniteti serb janë të mirëpritur.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/28/bekim-jashari-tregon-se-kush-prej-politikaneve-nuk-eshte-i-mirepritur-ne-kullen-e-jasharajve/?fbclid=IwAR0bITec318iqcf0v3Kqm6SMqhZWK6vK-bcrbjDNvcxEZEy8UOO4q-Q73ds

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar më 2 maj 2021 nga portali “reporteri.net”:

https://reporteri.net/lajme/bekim-jashari-tregon-nese-dera-e-kulles-se-jasharajve-eshte-e-hapur-per-te-gjithe-politikanet/

Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull të vjetër të publikuar në maj të këtij vitit, të cilit i ka vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere