Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e fëmijëve pranë nënës së tyre të vdekur, është krijuar me Inteligjencë Articiale (IA)

HIBRID

Disa faqe në Facebook që kanë postime me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar me datë 31 tetor një fotografi ku shihen dy fëmijë dhe një grua e shtrirë në tokë.

Me anë të kësaj fotografie mundohen të paraqesin gjendjen aktuale në Gaza, ku shihen dy fëmijë duke u lutur për nënën e tyre të vdekur.

Pas analizimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një imazh real dhe i njëjti tregon shenja të Ineligjencës Artificiale.


 

Fotografia e publikuar nga “Radio Perëndimi” dhe “Shkupi i vjetër dhe i ri-Eski ve yeni Üsküp-Старо и ново Скопје”:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=645068024456360&set=a.246084961021337

https://www.facebook.com/photo/?fbid=652340387047017&set=a.563453665935690


Në fotografi vërehen detaje si: pozicioni i gishtërinjëve të dorës te fëmijët. Gjithashtu edhe në detajet e fytyrës së fëmijëve vërehet ndërhyrja e inteligjencës artificiale nga gjendja estetike e saj. Edhe imazhi i gruas së shtrirë ka detaje të tilla si; mos-proporcioni i trupit për nga gjatësia dhe pozita e gishtërinjve kur ajo është e shtrirë.


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, nuk ka gjetur se ekziston ndonjë fotografi e tillë në makinën e kërkimit “Google”. Hibrid.info, pavërtetësinë e këtij imazhi e konstatoi përmes aplikacioneve me Inteligjencë Artificiale, si Hive Moderation (shih këtu), i cili thotë se imazhi është prodhuar 99.8% me inteligjencë artificiale.


Analiza:

Në foto u pretendua se dy fëmijë po luten për nënën e tyre të vdekur.

Aplikacionet që zbulojnë përmbajtjet me inteligjencë artificiale thonë se ka një probabilitet të lartë që imazhi të jetë krijuar me inteligjencë artificiale.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë” dhe “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere