Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale për vaksinat kundër Covid-19, po vrasin njerëzit

HIBRID

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u shpreh se platformat e mediave sociale si Facebook “po vrasin njerëz”, si pasojë e lejimit të postimeve të ndryshme të dezinformimit në lidhje me vaksinat e koronavirusit

“Ata po vrasin njerëz… Shikoni, pandemia e vetme që kemi është mes të pavaksinuarve. Dhe ata po vrasin njerëz”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet për dezinformimin dhe cili ishte mesazhi i tij për platformat e mediave sociale të tilla si Facebook, shkruan Reuters.com.


Informacioni i gabuar rreth Covid-19 është përhapur gjatë pandemisë në faqet e mediave sociale duke përfshirë Facebook, Twitter dhe YouTube, që janë në pronësi të Alphabet Inc (GOOGL.O). Studiuesit dhe ligjvënësit kanë akuzuar prej kohësh rrjetin social Facebook për dështimin në sigurinë e përmbajtjeve të dëmshme në platformat e saj.

Kompania ka futur rregulla kundër bërjes së pretendimeve specifike false në lidhje me COVID-19 dhe vaksinave, si dhe thotë se u siguron njerëzve informacion të besueshëm për këto tema.

“Ne nuk do të shpërqendrohemi nga akuzat që nuk mbështeten në fakte. Fakti është se më shumë se 2 miliardë njerëz kanë parë informacione autoritare rreth COVID-19 dhe vaksinave në Facebook, të cilat është më shumë se çdo vend tjetër në internet”, tha zëdhënësi i Facebook Kevin McAlister.

“Më shumë se 3.3 milionë amerikanë kanë përdorur gjithashtu mjetin tonë të gjetjes së vaksinave për të mësuar se ku dhe si të marrin një vaksinë. Faktet tregojnë se Facebook po ndihmon në shpëtimin e jetës”, shtoi ai.

Ndërsa, platformat si “Twitter” dhe “YouTube”, ende nuk kanë reaguar lidhur me këto deklarata.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki gjithashtu ka hedhur kritika për rrjetin social Facebook.

“Natyrisht, ka hapa që ata kanë ndërmarrë. Ata janë një kompani e sektorit privat. Ka hapa shtesë që ata mund të ndërmarrin. Është e qartë se ata mund të bëjnë më shumë se kaq”, tha Psaki në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Psaki shtoi se 12 persona ishin përgjegjës për pothuajse 65% të dezinformimit anti-vaksinë në platformat e mediave sociale. Gjetja u raportua në maj nga Qendra jo-fitimprurëse me bazë në Uashington dhe Londër për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, por Facebook ka kundërshtuar metodologjinë.

(Artikulli i plotë në Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere