Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Bill Gates nuk ka thënë se vaksinat e COVID-19 janë joefektive

HIBRID

Një fragment i një interviste me Bill Gates është nxjerrë jashtë kontekstit nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët pretendojnë se filantropi miliarder “pranoi” se vaksinat kundër COVID-19 nuk janë shumë efektive.

Versionet e pretendimit janë parë nga gati një milion njerëz në Twitter (këtu dhe këtu) dhe Facebook.

Në një postim në Twitter, që ka gjeneruar reagime të shumta thuhet: “Ky është një pranim i qartë se vaksinat mRNA dhe rAdV për COVID nuk po funksionojnë mirë”.

Megjithatë, ky është një keqinterpretim i fjalëve të përdorura nga Gates, i cili po fliste me ish-sekretarin e shëndetësisë të Britanisë, Jeremy Hunt, më 5 nëntor për një sërë temash, duke përfshirë COVID-19, ndihmën e huaj dhe ndryshimet klimatike.

Intervista u organizua nga Policy Exchange, një institut britanik i mendimit (shiko klipin e plotë këtu).

Kur u pyet nga Hunt për gatishmërinë për pandeminë e ardhshme, Gates u përgjigj: “Unë do të prisja që kjo do të bënte që buxhetet [kërkimit dhe zhvillimit] të përqendrohen në gjërat tjera , krahasuar me ato që janë bërë tash”.

“Ne nuk kemi arritur të kemi vaksian që e bllokojnë komplet bartjen/transmetimin e virusit. Kemi marrë vaksina që zvogëlojnë transmetimin dhe që ndihmojnë në shëndetin tuaj. Pra, ne kemi nevojë për një mënyrë të re për të bërë vaksinat”.

Është e vërtetë që vaksinat aktuale të COVID-19 nuk e ndalojnë transmetimin e virusit (këtu). Megjithatë, ato janë shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Shkencëtarët kanë vlerësuar se vaksinat e COVID-19 shpëtuan 140,000 jetë në Shtetet e Bashkuara deri në maj (këtu).

Në Britani, ekspertët e shëndetit thanë në qershor se vaksinat kishin shpëtuar 27,000 jetë vetëm në Angli (këtu).

Hulumtimi është gjithashtu duke u zhvilluar për llojet e reja të vaksinave që mund të bllokojnë transmetimin, si dhe të ofrojnë mbrojtje shëndetësore (këtu).

(Artikulli i plotë në Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere