[email protected]
Centralizimi i informacionit
shape
shape
shape

Artikull nga Festim Rizanaj

Mediat digjitale, duke mundësuar qarkullimin e lirë të informacionit ka ndryshuar format e gazetave/lajmeve dhe kanë ndryshuar rrënjësisht gazetarinë tradicionale. Ky ndryshim nuk u kufizua vetëm në krijimin e lajmeve, por vazhdojë më shprehitë e marrjes së lajmeve ku më parë marrësit e lajmeve ishin lexues kurse sot përdorues. Si rezultat i kësaj, rrjetet sociale kanë marrë rolin qendror në internet dhe algoritmet e tyre kanë ndikuar në personalizimin e përmbajtjes, pra, ndryshimi i strukturës së web-it ka ndryshuar mënyrat e marrjes së informacioneve dhe leximit të lajmeve.

Vdekja e web-it

Web-i në vitet e fundit gradualisht ka pësuar një ndryshim të thellë. Ky ndryshim i shpejtë që ka ndodhur viteve të fundit, ka ndikuar në prishjen e internetit si qendër informale dhe strukturën e shpërndarjes së informacionit duke e izoluar përdoruesin në informacione të personalizuar dhe centralizuar.

Një nga themelet e këtij fiksioni janë kërcënimet e bëra nga hiperlinku. Blogeri i njohur Iranian Hossein Derakshan hiperlinkun nuk e përcakton vetëm si skelet të web-it por, sipas tij hiperlinku përfaqësonte frymën e hapur dhe të ndërlidhur të rrjetit botëror, një vizion që filloi me shpikësin e tij, Tim Berners-Lee. Hiperlinku ishte mënyrë e braktisjes së centralizimit — të gjitha lidhjet, linjat dhe hierarkitë — dhe t’i zëvëndësonte me diçka më të shpërndarë, një sistem të nyjeve dhe rrjeteve.

Sipas Darekshan-it, hiperlinku përballet drejtpërdrejt me kërcënimin e zhdukjes nga rrjetet sociale. Pothuajse çdo rrjet social tani një link e trajton njëjtë si një objekt tjetër, njëjtë si një foto ose si një pjesë e tekstit. Pra, inkurajohen të vendosin një hiperlink të vetëm dhe ta ekspozojnë atë në një proces kuazi-demokratik të pëlqimit (like) dhe emozhive të ndryshme në rrjetet sociale. Por, linqet nuk janë objekte, ato janë marrëdhënie ndërmjet objekteve. Ky objektivizimi ka zhveshur hiperlink-un nga fuqia e pamasë të tij.

Web faqet që ushqehen nga fuqia e link-ut dhe përdorimi i link-ut si urë lidhëse nga web-i, me fillimin e gëlltitjes së internetit nga rrjetet sociale është shtyrë drejt luftës jetë –vdekje. Kur Darekshan e vendos tezën e tij mbi vdekjen e web-it e mbështet atë edhe në strukturën e algoritmeve. Algoritmet prezantojnë para nesh ato që pëlqehen apo favorizohen nga ne në mediat sociale duke na orientuar. Nëse e përdorni internetin në mënyrë të arsyeshme rregullisht, atëherë do të përballeni me këto lëvizje digjitale. Twitter ju sugjeron të ndiqen persona në bazë të seleksionimit të bërë bazuar në listën e ndjekësve të tjerë që keni selektuar. Gjatë kërkimit në Google rezultatet ju radhiten në bazë të disa faktorëve nëse. Algoritmat e Facebook-ut punojnë rregullisht duke rreshtuar informacione në bazë të ndërlidhjeve rutinore paraprake.

Flluskat filtruese dhe eko dhomat

Edhe pse për një rrjedhë të tillë kishte reaguar themeluesi i web-it (www) Tim Berner-Lee në vitin 2010, megjithatë, me konceptin Filtre Bubble (flluskat filruese) nga aktivisti i internetit Eli Pariser ky fenomen fitojë popullaritet. Flluskat filtruese rezultojnë nga kërkimet personale kur algoritmet e web faqes selektojnë se çfarë informacioni do të donte të shihte një përdorues në bazë të informatave që ka për përdoruesin (si vendndodhja, klikimet e mëparshme dhe historia e kërkimeve). Si rezultat i kësaj, përdoruesit ndahen nga informacionet që nuk përputhen me pikëpamjet e tyre, duke u izoluar në flluskat e tyre kulturore ose ideologjike.

Përzgjedhjet e bëra nga këto algoritme nuk janë transparente. Shembuj tipik të kësaj janë kërkimet e personalizuara në Google dhe informacionet e personalizuar në Facebook. Sipas Pariser, efekti i flluskës mund të ketë implikime negative për diskursin qytetar, por pikëpamjet e kundërta e konsiderojnë efektin minimal dhe të adresueshëm. Pra, këto flluska filtruese pa vetëdijen tonë, po e ndërrojnë perceptimin tonë për të vërtetën. Në fakt, vetëm mendimet e njëjta po merren si të vërteta dhe mendimet tona asnjëherë nuk po kritikohen. Si rezultat, gjithmonë po na shfaqen një rrjedh informative sipa dëshirës sonë. Kështu, secili është strukur në vete dhe nuk përballet me mendime ndryshe.

Forma se si algoritmet e përcaktojnë shpërndarjen e informacioneve duke u mbështetur në pëlqimet dhe favorizimet, sikur është bërë e pranuar në shoqëri dhe pak a shumë na ka bërë të lumtur një gjë e tillë. Algoritmet dhe faqet e personalizuar për ne dita ditës po na ngjeshin në eko dhomë (echo chamber). Për ta kuptuar këtë më mirë mund të shtrohet pyetja se si i favorizua Trump-i përkundër deklaratave kontroverse. Apo se si mbyllen sytë ndaj lëshimeve të ndryshme të partive në pushtet në lidhje me interesat e shoqërisë. Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve është se, sot të gjithë jetojmë në një eko dhomë që ka ardhur si pasojë e ndryshimit të strukturës funksionale të internetit.

Eko dhomat (eco chamber) përkufizohen si grupe të mbyllura të krijuara nga njerëz që ndajnë mendime, interesa të njëjta. Ky grup i mbyllur, natyrisht, mendimin e njëjtë e rinovon brenda vetes dhe në të njëjtën kohë krijon jehonën e tij. Një individë i strukur në eko dhomë gradualisht nuk ballafaqohet me mendimeve të ndryshme përtej mendimeve të veta, por përballet më shumë me shkrime, mendime që përputhen me mendimet personale. Përballja me mendime e shkrime që përputhen me mendimet e tyre, përsonat e ndërfutur ne eko dhomë po i bënë të lumtur dhe po i lidh me mendimin e tyre më shumë duke ju krijuar idenë se vetëm ata kanë të drejtë.

Në rastet e debateve të nxehta që ndodhin kur emocionet vlojnë, e vëreni shpesh se i keni larguar nga lista shokëve ata që nuk ndajnë mendimin e njëjtë me ju, apo edhe ju kritikojnë. Ky seleksionim i shokëve apo mos ndjekja e atyre që nuk ndajnë mendimin e njëjtë me ju, i cili në gjuhën digjitale shprehet si lëvizje digjital, luan një rol të rëndësishëm në formësimin e botëkuptimit tonë. Me largimin e atyre që nuk ndajnë mendimin e njëjtë me ne në platforma e mediave social, si Facebook, Twitter etj, e burgosim veten drejt një eko dhome. Kjo dhomë bëhet shkaktar që një zë vetëm të dal nga i njëjti vend dhe të jehojë.

Darekshan thekson se këto ndikojnë në radikalizimin e grupeve të caktuara si rezultat social. “Algoritmet na burgosin neve në flluska të vegjël ideologjikë. Këta flluska po na shtyjnë neve drejt shndërrimit në të njëjtin person me të tjerët. Pra, po detyrohemi që tu ngjasojmë njerëzve të tjerë të flluskës së njëjtë.” Rezultati i efektit të eko dhomës është një flluskë informative rreth një përdoruesi, ku ekspozohen artikuj (informacioni brenda flluskës) që mbështesin besimet dhe mendimet paraprake të tyre.


Në botën ku së shpejti do të pushojnë së ekzistuari web-i nuk do të vendosin më redaktorët apo gazetarët për shpërndarjen lajmeve/informacioneve por, për këtë do të vendos Facebook. Darekshan thekson përkundër Google-it, Facebook është bërë një gatekeeper (redaktor) më i madh gjatë shpërndarjes së lajmeve. Por, rezultati më i frikshëm i centralizimit të informacionit në epokën e rrjeteve sociale është se na bënë më të pafuqishëm ndaj qeverive dhe korporatat. Vëzhgimi (Survelliance) gjithnjë e më shumë po imponohet në jetën qytetare dhe dita ditës po bëhet më i keq.

Si rrjedhojë e kësaj, është krijuar një terren i përshtatshëm në rritjen e përhapjes së lajmit të rremë, që sot quhet post-truth. Kjo për shkak se nuk ka nevojë të ballafaqohet me realitetin për shkak të daljes së gënjeshtrës në shesh, sepse personi që merr lajme të rreme e pranon atë si të vërtetë absolute, pasi që përforcon mendimet dhe besimet të tij dhe e shpërndanë me ata që e ndajnë flluskën e njëjtë. Kjo do të thotë se, një numër i madh i lajmeve të rreme qarkullojnë në shpejtësi të madhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Share With Others