[email protected]
Çka është QAnon? Teoria konspirative e tmerrshme pro-Trump që ka fut në telashe mediat sociale
shape
shape
shape

QAnon supozohet të jetë një lëvizje e të djathtës ekstreme, që ka arritur shtrirje shumë të madhe në platformat online, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Sky News.

Çka është QAnon?

E ashtuquajtura lëvizja QAnon, në pikëpamje të parë, sipas shumë hulumtuesve, del të jetë një teori konspirative e cila shërben në favor të presidentit Donald Trump, në raport me kundërshtarët e tij politikë demokratë, por brenda edhe vetë partisë së tij – republikanëve.

Sipas elaborimit të këtij fenomeni nga Sky News, mbështetësit e kësaj teorie konspirative (QAnon), besojnë se Donald Trump është duke bërë luftë sekrete kundër ish-kandidates për presidente të SHBA-ve, Hilary Clinton dhe miliarderit liberal, filantropit, George Soros, ku të dy sipas QAnon janë figura të urryera për shumë vite nga politikanët e djathtë amerikanë dhe bëjnë pjesë në grupin e njerëzve të pushtetshëm “Evil Global Cabal”.

Sipas QAnon pritet që Donald Trump, në një paraqitje të tij, të tregojë për përgatitjen për luftën dhe ngjarjet të cilat do të ndodhin së shpejti, ku vetë presidenti do ta rrëzojë këtë grup njerëzish “demonë”, duke i burgosur ata.

Përkrahësit tërheqin vëmendjen me lajme, fakte historike dhe numerologji, në mënyrë që t’i zhvillojnë konkluzionet e tyre.

Në tetor të vitit 2017, një përdorues anonim vendosi një seri të postimeve në forume online si “4chan” dhe më vonë edhe në “8chan”.

Ky përdorues u paraqit me emërtimin “Q”, i cili pretendoi që posedon një nivel të aprovimit të sigurisë amerikane të njohur si “Q clearance”. Këto mesazhe u bënë të njohura si “Q drops”, shpesh të shkruara në gjuhë të fshehtë, të ngjyrosur me slogane, pengje dhe tema pro-Trump.

Por, si reaguan mediat sociale ndaj këtyre fushatave të postimeve?

Reddit ka bllokuar komunitetin /r/QAnon për arsyen se kanë nxitur kërcënime.

Reddit banned the QAnon community

Twitter, në anën tjetër kanë deklaruar se kanë ndërmarrë një aksion kundër të ashtuquajturit “aktiviteti QAnon”, për arsyen se mund të shkaktojë dëme me ndikim të gjerë në komunitet. Ky rrjet social ka bërë të ditur se më shumë se 7 mijë llogari të përfshira në QAnon janë larguar nga kjo platformë, për shkak se nuk i kanë respektuar rregullat e kompanisë kundër SPAM-eve dhe manipulimit.

Gjithashtu, Twitter ka shtuar se nuk do të lejojë më përmbajtje dhe llogari që ndërlidhen me QAnon-in, të seksioneve me përmbajtjeve të popullarizuara (trending) ose të rekomanduara, dhe URL-ve të lidhura me këtë, do t’u pamundësohet shpërndarja në platformën përkatëse.

Me probleme të ngjashme është ballafaquar edhe kanali online për transmetim të videove – Youtube. Përkundër kësaj, Youtube mbetet një platformë popullore për llogari të cilat diskutojnë rreth mesazheve të fshehta që ndërlidhen me teori konspirative të QAnon, ku disa prej tyre arrijnë me qindra ose mijëra shikues për video.

Por çfarë di Donald Trump në lidhje me këtë?

Mbështetësit thonë se ai di dhe se iu ka përgjigjur cicërimave që kanë shpërndarë mesazhe të QAnon-it në Twitter, edhe pse ka evidencë të mjaftueshme që presidenti nuk bën verifikimin e mesazheve që shkruhen në llogarinë e tij.

Në garën presidenciale, gjatë një tubimi të Trump-it në Cincinnati në gushtin e kaluar, një moderator i tubimit ka nxitur masën duke përdorur moton e QAnon-it “Atje ku shkon një, shkojmë të gjithë”. Por i njëjti më vonë kishte mohuar se kjo moto i referohej kësaj teorie konspirative.

A ka arritur që FBI ta identifikoj këtë të ashtuquajtur lëvizje si një kërcënim për terror brenda SHBA-ve?

Po e ka identifikuar. Në buletinin e FBI në zyrën e tyre në Phoenix të publikuar nga YahooNews, është përmendur specifikisht QAnon dhe teoritë konspirative tjera të shtyra nga ekstremistët e brendshëm si një kërcënim terrori në SHBA. Në këtë publikim të FBI, gjithashtu thuhet se ky rrezik i ardhur nga këto grupe ekstremiste ka tendencë të rritjes gjatë vitit 2020, në ciklin zgjedhor presidencial.

Share With Others

Translate »