Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të trilluar për (mos) qëndrimin e Kurtit në spital me të lënduarit

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday64.com” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti nuk fjeti tërë natën duke u kujdesur bashkë me mjekët”.

Hibrid.info ka analizuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në artikull shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte mbërritur në ora 20:00 në Kroaci, ku më pas ka vizituar të lënduarit në spitalin e Brodit, pas aksidentit të ndodhur më 25 korrik.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë rreth pretendimit të bërë se Kurti nuk ka fjetur natën për t’u përkujdesur për të lënduarit.

Teksti i artikullit të publikuar në “newstoday64.com”:

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e 45 të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Ku Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në ora 20:00 në Kroaci ku më pas ka vizituar të lënduarit në spitalin e Brodit, shkruan Republika Online.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday64.com”:

https://newstoday64.com/auh/2021/07/26/albin-kurti-nuk-fjeti-tere-naten-duke-u-kujdesur-bashke-me-mjeket/?fbclid=IwAR0L4CAk7V0GpAMxrQ75_-qHt1cPYNz6ZG0OEUFyxy4-Iaxn-D6mf3xXUvE
https://newstoday64.com/auh/2021/07/26/albin-kurti-nuk-fjeti-tere-naten-duke-u-kujdesur-bashke-me-mjeket/?fbclid=IwAR0L4CAk7V0GpAMxrQ75_-qHt1cPYNz6ZG0OEUFyxy4-Iaxn-D6mf3xXUvE

Artikulli i njejtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/4225153467561499


Në këtë artikull citohet portali “Republika Online”, por i njëjti në Facebook shpërndan artikuj me domain-in “albanews.org”.

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar nga portali “albanews.org”, të shpërndarë në Facebook nga faqja “Republika Online”.

https://albanews.org/2021/07/25/pamje-nga-vizita-e-kurtit-ne-spitalin-e-brodit-ku-po-trajtohen-kosovaret-e-lenduar-nga-aksidenti-ne-kroaci-foto/

Vegëza e faqes “Republika Online” në Facebook:

https://www.facebook.com/RepublikaOnline.net


Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday64.com” ka publikuar një artikull ku tregon për vizitën e kryeministrit Kurti në spitalin e Brodit në Kroaci, tek të lënduarit e aksidentit të ndodhur më 25 korrik të këtij viti.

Por, këtij artikulli i është vënë titull i rremë që gjoja Kurti ka qëndruar tërë natën duke u kujdesur me mjekët për të lënduarit.

Hibrid.info pas analizës së kontrollit të fakteve, këtë artikull e ka vlerësuar si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere