Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Deklarata e Bajramit është manipuluar në këtë përmbajtje.

Publikohet një imazh që ka mbishkrimin ku shkruan se Hykmete Bajrami, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar: “Të mjeret na kush po na udhëheq, më mier ishte te ishim nen qeverisjen e Vuqiqit

Përmbajtja është publikuar të martën (7 prill) në Facebook, nga një llogari me emrin “Luftari Spartak”.

Cila është e vërteta?

Deklarata e Bajramit është manipuluar në këtë përmbajtje.

Llogaria që ka publikuar përmbajtjen ka mbi 1 mijë e 800 ndjekeës, ndërsa ky postim është shpërndarë edhe në grupin publik në Facebook, që ka emrin “Prishtina me VETËVENDOSJE-në” dhe numëron mbi 3 mijë e 800 anëtarë.


Për shkak se në këndin e sipërm të majtë të imazhit shihet një logo që përmban fjalën “n’teren”, hibrid.info ka kryer një kërkim manual në Facebook duke përdorur këtë fjalë.

Nga kërkimi u identifikua një faqe me këtë emër, e cila publikon përmbajtje informuese të këtij formati dhe ka rreth 106 mijë ndjekës (shih këtu).

Në mesin e postimeve u gjet i njëjti imazh, sikur ky që po trajtohet në artikull. Për dallim nga përmbajtja më lartë, postimi i faqes “N’Teren”, ka mbishkrimin që pretendon se deputetja e LDK-së ka deklaruar: “Të mjerët na kush po na udhëheq”.

Për këtë pretendim është kërkuar edhe me anë të motorit të kërkimit “Google”. Rezultatet nga kërkmi kanë shfaqur vetëm artikuj, ku është raportuar deklarata, të cilën e ka publikuar faqja “N’Teren” (shih këtu).

Nga artikujt që kanë raportuar deklaratën, është gjetur se ky deklarim i Bajramit, është bërë nëpërmjet një statusi të postuar në llogarinë e saj në Facebook (shih këtu).

Hibrid.info kontrolloi në llogarinë e Bajramit dhe gjeti se ky status prej nga është marrë deklarata, është i fundit i postuar në këtë llogari (shih këtu).

Nga kjo, konfirmohet se Bajrami kur ka dhënë opinionin e saj për qeverisjen aktuale në vend, nuk ka bërë asnjë krahasim të qeverisjes aktuale me qeverisje të ndonjë politikani tjetër.

Analiza:

Pretendimi se Hykmete Bajrami ka deklaruar: “Të mjerët na kush po na udhëheq, më mirë ishte të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit” nuk është i plotësisht e saktë.

Bajrami me anë të një statusi në Facebook ka kritikuar kërkesat e fundit të Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, për zgjedhjen e presidentit, duke dhënë vlerësimin në fund me shprehjen “Të mjerët ne kush po na udhëheqë!”.

Megjithatë, ajo nuk e ka dhënë vlerësimin hipotetik ku pretendohet se ajo ka thënë që: “më mirë ishte të ishim nën qeverisjen e Vuqiqit”.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere