Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Haziri nuk ka deklaruar atë që pretendohet në artikullin e Specialja.com

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Arsyetohet Haziri: VV në pushtet kurrë, do bëjmë koalicion me PDK-në”.

Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve, ky lajm rezulton të jetë i vjetër dhe është nxjerr nga një intervistë e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit të dhënë në fund të shtatorit për RTK, ku kishte thënë se partia e tij i kishte vënë vija e kuqe PDK-së në zgjedhjet e kaluara, respektivisht ndaj Kadri Veselit. Pra, përmbajtja e këtij artikulli të “Specialja.com” paraqet krejtësisht kontekst tjetër, krahasuar me atë që pretendohet përmes titullit.

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2020/11/30/arsyetohet-haziri-vv-ne-pushtet-kurre-do-bejme-koalicion-me-pdk-ne/?fbclid=IwAR3JpC29ad_nUUQL7HE8Hy1Pp02jtlvwxGpxS6wJYJKTuseUxyGlOUoo1WI

“S’duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato si debat i brendshëm dhe kështu ka ndodhur, pra kemi pasur vija të kuqe për PDK-në”, ka thënë Haziri në emisionin “Debat” të RTK-së.


Vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://gazetablic.com/haziri-i-kemi-hequr-vijat-e-kuqe-per-pdk-ne-ato-ishin-per-zgjedhjet-e-kaluara1/
https://ballkani.info/haziri-zgjedhjet-jane-opsion-real-me-vv-ne-askush-sdo-qe-te-hyje-ne-qeverisje/

Analiza:

Artikulli i “Specialja.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Pra, pas verifikimit dhe kontrollit të fakteve nga hibrid.info, vërehet se “Specialja.com” ka vendosur një titull tërësisht të sajuar, meqenëse se pas hulumtimit në makiant e kërkimit, nuk është gjetur asnjë burim kredibil që ka një përmbajtje që gjason me atë që pretendohet në titull të këtij artikulli. Për këtë arsye, ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere