Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se në Itali planifikohet mbyllje nga rritja e të infektuarve me COVID-19

HIBRID

Artikulli me titull “Përsëri në Itali mund të ketë mbyllje sepse ndodhi prap ajo që pritej” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, si dhe ka ndërhyrje në përmbajtje.

Kjo u vërtetua nga hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit. Në artikujt e publikuar nga mediat online në gjuhën shqipe lidhur me raportin 24 orësh të rasteve me Covid-19 të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, nuk përmendet se mund të ketë mbyllje, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e portalit të dyshimtë “ingazetaa.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/wp/2022/07/13/perseri-ne-itali-mund-te-kete-mbyllje-sepse-ndodhi-prap-ajo-qe-pritej/?fbclid=IwAR3KpPOK16JkNWtkxGgJ-VhomXu_PD2bM8y6apukByt9UtW5FzYGsqWyK7Y

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Gazeta”, “Gazeta Reale” dhe “Gazeta Ditore”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga disa media online në gjuhën shqipe, të cilat kanë raportuar lidhur me rastet e reja me Covid-19 të datës 12 korrik në Itali. (shih këtu dhe këtu)

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Shëndetësisë në Itali lidhur me mundësinë e mbylljes si pasojë e rritjes së rasteve me Covid në atë shtet, hibrid.info ka gjetur njoftimin e kësaj ministrie të bërë me datë 12 korrik. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me raportin 24 orësh të rasteve me Covid-19 në Itali, të cilit i ka vënë titull të rremë si dhe ka ndërhyrë në përmbajtje me pretendimin që “përsëri në Itali mund të ketë mbyllje”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere