Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Nuk janë arrestuar personat zyrtarë të akuzuar për korrupsion

HIBRID

Portali informativ “nacionale.com” ka publikuar dje (23 gusht) një artikull me titull “Tokë, vetura, banesa e para të gatshme: Kjo është pasuria e 10 të arrestuarve për korrupsion”.

Artikulli ka të bëjë me akuzat për korrupsion ndaj disa personave zyrtarë, ndaj të cilëve në titullin e këtij artikulli, pretendohet se ata janë arrestuar.

Megjithatë, hibrid.info ka verifikuar se ndaj të dyshuarve për korrupsion është ngritur aktakuzë, por nuk ka vendim për arrest, nga Prokuroria Speciale e Kosovës. 


Vegëza e artikullit të publikuar në “nacionale.com”:

https://archive.is/GkehT


I njëjti artikull është publikuar edhe në portalin “veriu.info”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të realizuar nga hibrid.info, është vërtetuar se në titullin e artikullit të publikuar nga “nacionale.com”, është pretenduar gabimisht se bëhet fjalë për zyrtarë të arrestuar për korrupsion.

Hibrid.info ka gjetur njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, marrë nga disa media të shkruara, ku tregohet për ngritjen e aktakuzës për personat e dyshuar të përfshirë në korrupsion. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Po ashtu në artikujt e publikuar nga këto media, bëhet e qartë se bëhet fjalë për ngritje aktakuze ndaj dhjetë personave zyrtarë, ndaj të cilëve ende nuk ka vendim për arrestim, siç pretendohet gabimisht në titullin e artikullit të “nacionale.com”.


Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale të Kosovës:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve me inicialet B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.

Me këto veprime të pandehurit B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sanksionuar nga neni 414 paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, e pandehura V.B. akuzohet edhe për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Analiza:

Portali informativ “nacionale.com” ka publikuar një artikull në titullin e së cilës pretendohet se persona zyrtarë të dyshuar për korrupsion, janë arrestuar.

Por që në bazë të njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe disa mediave të shkruara, është kuptuar se ndaj këtyre personave është ngritur aktakuzë.

Prandaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere