Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Drecun vazhdon narrativën e rreme se masakra e Reçakut është gënjeshtër

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Millovan Drecun, ka përmendur masakrën e Reçakut (1999), duke thënë se faktet e atij rasti janë krejtësisht të ndryshme nga narrativa propagandistike që vazhdon, nga siç thotë ai, Prishtina zyrtare.

Drecun tha për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve “Tanjug” se për dy dekada e gjysmë ka pasur një përpjekje për ta kthyer të vërtetën për Raçakun në gënjeshtër dhe për ta paraqitur atë ngjarje si një masakër të supozuar.

E vërteta?

Në lidhje me këtë pretendim, Drecun nuk ofron asnjë fakt që e argumenton atë.

Hibrid.info ka gjetur se argumentimin e kryerjes së masakrës së Reçak-ut nga forcat serbe e kanë bërë shumë organizata botërore për të drejtat e njeriut, në mesin e tyre edhe më kredibilija “Human Rights Watch” (HRW).


Pretendime të njëjta me ato të Drecunit, kanë bërë edhe zyrtarë të lartë të Serbisë, të cilët e kanë quajtur masakrën e Reçakut si inskenim dhe trillim.

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vulin, kishte pretenduar pa fakte se kjo masakër e bërë gjatë luftës në Kosovë është “një gënjeshtër e madhe”, por pa e faktuar këtë.

Por këto pretendime janë përgënjeshtruar nga faktori ndërkombëtar, të cilët kanë qenë pjesëmarrës të misioneve gjatë luftës në Kosovë, duke e dënuar këtë mohim të Vulinit.


Përveç zyrtarëve serbë, edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, disa herë ka pretenduar rrejshëm se masakrat në Ukrainë, me theks të veçantë ajo e Buchas, janë inskenuar, njëjtë sikur ajo e Reçakut në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Deklarata e Drecunit është publikuar edhe nga mediume tjera në gjuhën serbe si “Kosovo-Online.com” dhe “Telegraf.rs”.


Analiza:

Millovan Drecun ka përmendur masakrën e Reçakut dhe sipas tij, Prishtina zyrtare qe dy dekada e gjysmë ka pasur përpjeke për ta kthyer të vërtetën për Raçakun në gënjeshtër dhe për ta paraqitur atë ngjarje si një masakër të supozuar.

Mirëpo, të gjitha këto pretendime janë demantuar me fakte dhe argumente të qarta nga organizatat ndërkombëtare të besueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson pretendimet e bëra nga Drecun si “Deklaratë e pavërtetë”.

Arsyetimi:

Në kategorinë e vërtetësisë, vlerësohen ato deklarata që përmbajnë thënie që lidhen me fakte objektive, saktësia e të cilave mund të përcaktohet me anë të verifikimit objektiv. Deklaratat e trajtuara në këtë kategori marrin vlerësimin – deklaratë e pavërtetë, gjysmë e vërtetë, apo edhe deklaratë e vërtetë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere