Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se në kryeqytetin e cilit shtet ka ndodhur ngjarja

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (28 mars) ka publikuar një artikull me titull “Dy gra theren me thikë në kryeqytet”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk e bënë të qartë se për kryeqytetin e cilit shtet bëhet fjalë.

Lajmit sqarohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Dy gra humbën jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fetare për myslimanët në kryeqytetin portugez të Lisbonës”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Dy gra humbën jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fetare për myslimanët në kryeqytetin portugez të Lisbonës.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në qendrën “Ismaili” në rrugën Lusiada, kur personi i armatosur hyri dhe sulmoi të pranishmit. Efektivët ndërhynë menjëherë pasi morën njoftimin dhe arritën ta neutralizonin vetëm pasi e qëlluan në këmbë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/669484/dy-gra-the-ren-me-thi-ke-ne-kryeqytet/?fbclid=IwAR1dN_Uw9yBonL7D-W57m62s-lHogYUf-vBIdMwFVSf6p7I0IWVhZetp2p4


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin portugez, Lisbonë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja si “AlJazeera.com” dhe “France24.com”.

Screenshot i artikullit të publikuar në “France24.com” dhe “AlJazeera.com”

Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me vrasjen e dy grave në një qendër fetare për myslimanët në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, ndërsa në titull nuk sqarohet se për kryeqytetin e cilit shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere