Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Tifozët islandezë pretendohet të paraqiten si protestues kundër vaksinave

HIBRID

Më 9 gusht 2021, një video u postua në Facebook nga një përdoruese me emrin “Loren Bruschi”, ku shihet një grup i madh njerëzish që duartrokisnin.

Kjo përdoruese e Facebook-it, në përshkrimin e videos ka shkruar “«FRANCA 07-08-2021 .. TV? Heshtje! »”, duke pretenduar se ky grup njerëzish gjenden në Francë dhe se videoja është e xhiruar më 8 gusht të këtij viti.

Përmbajtja në këtë video të publikuar, është pretenduar rrejshëm të paraqitet si ngjarje që ka ndodh në Francë, duke përshkruar se ky grupi i madh njerëzish janë duke protestuar kundër Pasaportës së Gjelbër, të cilën do ta posedojnë personat që kanë kryer vaksinimin kundër virusit Korona.

Megjithatë, pas verifikimi të kryer nga hibrid.info, del se pretendimi i bërë është vetëm një mashtrim. Video në fakt, është xhiruar në korrik të vitit 2016 në Islandë, me rastin e arritjes së kombëtares islandeze të futbollit nga gara e kampionatit evropian të atij viti. Aty shihen një grumbull i madh i tifozëve islandezë në kryeqytetin Rejkjavik, duke marr pjesë në pritjen e kombëtares së tyre.

Postimi i videos në Facebook nga përdoruesi me emër “Lorena Bruschi”:

https://www.facebook.com/lorena.bruschi.5/posts/300967098490145


Më poshtë mund të gjeni disa video të publikuara më 4 dhe 5 korrik të vitit 2016, ku bëhet e qartë se kjo përmbajtje ka të bëjë me tifozët e kombëtares së Islandës, të cilët kanë brohoritur dhe duartrokitur për skuadrën e tyre.

Pra, video nuk ka të bëjë me protesta në Francë kundër pasaportës së gjelbër, siç pretendohet rrejshëm në këtë postim.


Të njëjtën video e ka shpërndarë në Facebook edhe botuesi dhe konspiracionisti nga Shqipëria, Alfred Cako, duke rënë pre e këtij mashtrimi se gjoja kjo ngjarje ka të bëjë me protestën në Francë.

https://www.facebook.com/alfred.cako/posts/4595077917191567


Është e vërtetë se në Francë janë organizuar protesta të kësaj natyre, por jo në masë të madhe, siç paraqitet në videon e xhiruar në Islandë. Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit të publikuar në mediumin online francez “rfi.fr” për protesta të mbajtura më 7 gusht në disa qytete franceze, kundër pasaportës së gjelbër.

https://www.rfi.fr/fr/france/20210807-manifestations-anti-passe-sanitaire-en-france-le-point-sur-la-journ%C3%A9e-du-7-ao%C3%BBt


Analiza:

Videoja e publikuar në Facebook nga përdoruesi “Lorena Bruschi” është shpërndarë me pretendimin e rrejshëm se ngjarja ka të bëjë me protestën në Francë, si pasojë e pasaportës së gjelbër për të vaksinuarit kundër virusit Korona.

Pre e këtij mashtrimi ka rënë edhe konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako, i cili e ka shpërndarë të njëjtën video me të njëjtin pretendim.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se kjo video i përket tifozëve të kombëtares së Islandës, e cila është bërë në korrik të vitit 2016, dhe e njëjta vlerësohet si “manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere