[email protected]
Nuk ka pamje që shfaqin momentin e debatit mes Kurtit dhe Brnabiqit
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Pamje/ Momenti kur Kurti “godet” Bërnabiqin në Tiranë”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet, dhe e ka vlerëuar këtë titull si të sajuar, pasi në tekst nuk ka asnjë pamje me video nga kjo ngjarje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq, pasi takimi ka qenë me dyer të mbyllura.

Dje më 10 qershor në Tiranë është mbajtur Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku mediumi serb Tanjug kishte raportuar se Brnabiq kishte thënë se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug.

Por, pavarësisht kësaj, ky takim ka qenë me dyer të mbyllura dhe nuk ka asnjë pamje siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/2391?fbclid=IwAR2BR3rmN_UCpwlnyFxrTbCZovU4WlNO4ElSsoF0RfrkKW60MFdfiOrFsEk
https://klikoshqip.com/news/2391?fbclid=IwAR2BR3rmN_UCpwlnyFxrTbCZovU4WlNO4ElSsoF0RfrkKW60MFdfiOrFsEk

Më poshtë mund të gjeni disa artikuj të publikuar nga mediat online në Shqipëri, ku bëhet e ditur se takimi ka qenë me dyer të mbyllura.

Ka nisur në Tiranë Samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor. Pak para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura, kryeministri Rama priti në një takim Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

http://www.panorama.com.al/varhelyi-takon-ramen-para-nisjes-se-samitit-komisioneri-per-zgjerimin-tregon-temen-e-bisedimeve-me-lideret-e-ballkanit-perendimor/


Analiza:

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar këtë artikull me titull të sajuar, ku pretendon rrejshëm që brenda në përmbajtje gjendet pamje nga përballja e Kurtit me Bërnabiqin në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajtë në Tiranë.

Me këtë pretendim të rremë në titull, synohet që të mbildhen sa më shumë klikime, e më pas të kthehen në të ardhura materiale.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, artikulli merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others