Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet artikulli i vitit 2020 me pretendimin të paraqitet si aktual

FESTIM RIZANAJ

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (06 mars) një artikull me titull “Cfare po ndodh Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse”. 

Artikulli i postuar nga këto faqe në Facebook është publikuar më 8 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com”. (këtu)

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit është vërtetuar se  dhe lajmi është i vjetër, i publikuar në dhjetor të vitit 2020, atëkohë kur Zvicra kishte vendosur rregullat e hyrjes sipas situatës aktuale epidemiologjike, me ç ‘rast kishte zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik” nga koronavirusi.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Muzike Shqiptare”, “Shqip Today”, “Lajme Reale 1”:

https://www.facebook.com/muzikshqiptare11/posts/pfbid035jSpnYvKY8yn6du1Hy9sGbwf6X3Krtv1hNoF1LyyXuuYHfJtY8fBFrsN1WHqdY52l

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid026LW8hbT38wX4ex8U1xqmA1UuNmW7XuFQcvthHKNSDNNoUusjtJRFCDsGnEch7tuMl&id=100068682663656

https://www.facebook.com/lajmereale2020/posts/pfbid02FPFvWebDntDe2xWZnDaihmdZNQFs3ypc9HtTqoSesR9VAx9Yf6tLVsFhNWu2fmFCl

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (06 dhjetor) nga disa mediume në gjuhën shqipe. (këtu, këtu)

Faqet e ndryshme në Facebook duke e ri-publikuar janë munduar ta paraqesin këtë lajm të vjetër si aktual.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull të vjetër (dhjetor 2020) në lidhje me kufizimet e lëvizjes në Zvicrës për shkak të koronavirusit.

Këtë artikull, këto faqe në facebook janë munduar ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere