Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues dhe jo adekuat

HIBRID

Artikulli me titull “Nga Sot mbyllen gjithë shkollat, vendim i papritur”, është publikuar nga portali i dyshimtë “mitrovicapress.com”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull ka të bëjë me Shqipërinë, ndërsa në titull nuk tregohet se për cilin shtet bëhet fjalë.

Teksti i artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

Nga Sot mbyllen gjithë shkollat, vendim i papritur

Një vendim i papritur është marrë vetëm pak minuta më parë nga Ministria e Arsimit. Nga dita e hënë asnjë inst itucion shkollor nuk do të hapet dhe mësimi do të zhv illohet o nline. Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e te mperaturave dhe reshje të dendura d ëbore në pjesën më të madhe të territorit. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sp ortit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në sk enarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 sh kurt 2021.

Vegëza e artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/2666?fbclid=IwAR0n_6O_FgRwGbj27MT48_5wYbmEnjC5v7wamWvDdaagUbWfE63mTPk4WdA
https://mitrovicapress.com/news/2666?fbclid=IwAR0n_6O_FgRwGbj27MT48_5wYbmEnjC5v7wamWvDdaagUbWfE63mTPk4WdA

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit autentik të publikuar nga portali “top-channel.tv”, i cili raporton se shkaku i reshjeve të dendura të dëborës, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin se nga java e ardhshme do zhvillohet mësim online në institucionet e arsimit parauniversitar.


Analiza:

Në titullin e artikullit të “mitrovicapress.com” nuk ceket se për cilin shtet bëhet fjalë. Duke e ditur se ky portal i dyshimtë është nga Kosova dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, atëherë shumë lehtë mund të dezinformohen duke menduar se bëhet fjalë për mbylljen e shkollave në vendin tonë. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere