Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Emoji-t e karotës fshehin postimet anti-vax në Facebook

HIBRID

Grupet e Facebook po përdorin emoji-n e karotës për të fshehur përmbajtjen kundë vaksinimit (anti-vax) nga verifikimi automatik i fakteve i bërë përmes algoritmeve.

BBC ka parë disa grupe, një me qindra mijëra anëtarë, në të cilat emoji shfaqet në vend të fjalës “vaksina”.

Algoritmet e Facebook-ut priren të përqendrohen në fjalë dhe jo në imazhe.

Grupet janë duke u përdorur për të ndarë pretendimet e paverifikuara të njerëzve të plagosur ose vrarë nga vaksinat.

Pasi BBC njoftoi kompaninë mëmë të Facebook, Meta, grupet u hoqën.

“Ne e kemi hequr këtë grup për shkeljen e politikave tona të dëmshme të dezinformimit dhe do të shqyrtojmë çdo përmbajtje tjetër të ngjashme në përputhje me këtë politikë. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me ekspertët e shëndetit publik dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar më tej dezinformimin e vaksinës Covid”, tha firma në një deklarate.

Megjithatë, grupet janë rishfaqur që atëherë në kërkimet tona.

Një grup që pamë ka ekzistuar për tre vjet, por u riemërua për t’u fokusuar në historitë e vaksinave, nga të qenit një grup për ndarjen e “batutave, basteve dhe videove qesharake” në gusht 2022.

Rregullat e grupit shumë të madh thonë: “Përdorni fjalë kodike për gjithçka”. Ai shton: “Mos përdorni kurrë fjalën c, fjalën v ose fjalën b” (covid, vaksinë, përforcues). Ai u krijua më shumë se një vit më parë dhe ka më shumë se 250,000 anëtarë.

Marc Owen-Jones, një studiues i dezinformimit dhe profesor i asociuar në Universitetin Hamad Bin Khalifa në Katar, u ftua t’i bashkohej asaj.

“Ishin njerëz që jepnin llogari të të afërmve që kishin vdekur menjëherë pasi kishin bërë vaksinën Covid-19”, tha ai. “Por në vend që të përdornin fjalët ‘Covid-19’ ose ‘vaksinë’, ata po përdornin emoji me karota”.

“Fillimisht isha pak i hutuar. Dhe pasi klikova – pash se po përdorej si një mënyrë për të shmangur, ose me sa duket shmangie, algoritmeve të zbulimit të lajmeve të rreme të Facebook”.

(Artikulli i plotë i BBC i dsiponueshëm në anglisht)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere