Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Facebook përpiqet ta largojë ndikimin rus në zgjedhjet amerikane

HIBRID

Facebook dhe Twitter kanë publikuar një paralajmërim për miliarda e përdorues të tyre: Rusia po përpiqet përsëri të ndërhyjë në Zgjedhjet Presidenciale në ShBA. Facebook prezantoi hapa të rinj për të mbrojtur zgjedhjet dhe, paralajmëroi se nuk do të pranojë fare reklama të reja politike një javë para zgjedhjeve.

Facebook gjithashtu njoftoi se do të vendosë një etiketë në çdo përmbajtje të shpërndarë ose postuar që kërkon të delegjitimojë rezultatin e zgjedhjeve ose të diskutojë legjitimitetin e metodave të votimit.

Më parë, Facebook mori në shënjestër një faqe në internet që pozicionohet si një “organizatë globale e lajmeve” dhe hoqi faqen e saj në Facebook. Peacedata.net, sipas raporteve të shumta, punësoi reporterë të pavarur në SHBA për të krijuar përmbajtje që mund të ishte krijuar për të ndikuar tek votuesit. Facebook thotë se faqja në internet u krijua nga “Agjencia Ruse e Kërkimit të Internetit” e cila mbështetet nga Kremlini dhe përgjegjëse për faqet e internetit të tjera që pretendojnë të jenë organizata të lajmeve.

Joseph Steinberg i cili themeloi “Secure My Social” dhe është një ekspert në sigurinë kibernetike dhe mediat sociale na tha për “wrcbtv” se Rusia njihet gjerësisht si një kontribuese dhe përhapëse e propagandës me qëllimin e ndërhyrjes në zgjedhjet e SHBA. “Rusët janë mjeshtër të krijimit të lajmeve të rreme që duken sikur janë të vërteta,” tha ai. “Këto lajme, duken sikur janë të bazuara nga burime amerikane dhe njerëzit nuk e kuptojnë se kjo nuk është një gazetë propaganduese ruse”.

Por, a munden Facebook dhe Tëitter të ndalojnë përhapjen e keqinformimit?

Steinberg tha se është e pamundur që të krijohet ndonjë algoritëm, i cili mund të veprojë shpejt në këtë drejtim. “Në fund të fundit, nuk ka asnjë mënyrë për të filtruar 100% të gjithçkaje që mund të jetë potencialisht problematike, kështu që njerëzit duhet të përdorin, do të thosha kujdesin e duhur, pra mund të thuhet se duhet përdorur logjika”.

(Ky tekst është marrë nga mediumi amerikan wrcbtv)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere