Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Disa faqe në Facebook e kanë paraqitur si fakt një udhëtim që ende nuk është bërë i ditur nga institucionet e Kosovës.

Disa faqe në Facebook kanë publikuar përmbajtje me pretendimin se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Hibrid.info ka gjetur këtë përmbajtje të publikuar më 2 shtator në Facebook nga faqet “Publiku”, “Momenti”, “Korrekt Press” e “Kosovalb.com”.

Çka dihet deri tash?

Ky pretendim nuk është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.


Agjencia e Lajmeve “KosovaPress.com” ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës për të verifikuar nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të udhëtojë në SHBA për të përfaqësuar Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Bazuar në artikullin e publikuar në KosovaPress, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse Kurti do të udhëtojë për këtë qëllim.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të hapë punimet e sesionit të 81-të më 8 shtator, ndërsa pjesëmarrja e Kurtit në këtë ngjarje nuk është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.


Kurti kishte udhëtuar në SHBA edhe vitin e kaluar në të njëjtën cilësi, ku, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kishte zhvilluar një sërë takimesh bilaterale (shih këtu dhe këtu).


Analiza

Disa faqe në Facebook kanë pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të udhëtojë javën e ardhshme në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.

KosovaPress ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës për të verifikuar nëse Kurti do të udhëtojë në SHBA, por nga Qeveria nuk kanë treguar nëse ai do ta përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e publikuar nga faqet në Facebook si të “pa verifikuar”.


Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere