Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës përdoret në një artikull për Serbinë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

GABIM

“The Independent” përdor fotografinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në një artikull për studentët në Serbi

Përmes një postimi në Facebook, mediumi britanik “The Independent” ka publikuar një përmbajtje për Listën e Studentëve në Serbi, duke përdorur fotografinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Në përshkrimin e postimit në Facebook thuhet se Lista e Studentëve ende nuk ka emëruar një udhëheqës, ndërsa ky është vetëm fillimi i çështjeve urgjente që duhet t’i zgjidhë.

Ndërkaq, në fotografinë e publikuar bashkë me artikullin shfaqet titulli: “Serbia’s students won the election. Now they must navigate Russia and frayed EU relations” (Studentët e Serbisë fituan zgjedhjet. Tani duhet të përballen me Rusinë dhe marrëdhëniet e tensionuara me BE-në).

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Verifikimi përmes platformës Getty Images tregon se fotografia paraqet Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë.

Përshkrimi origjinal i fotografisë në këtë platformë e përcakton qartë vendndodhjen e saj në Kosovë (shih këtu).

Në brendësi të artikullit, e njëjta fotografi shoqërohet me përshkrimin: “Lista e Studentëve pohon se Kosova mbetet pjesë integrale e Serbisë”, i ndjekur nga shënimi për autorësinë e fotografisë nga Getty Images.


Kështu, fotografia e një objekti në Prishtinë përdoret në një artikull për zhvillimet politike në Serbi dhe shoqërohet me një përshkrim që i referohet pretendimit të Listës së Studentëve për Kosovën.

Përdorimi i saj në këtë kontekst mund të krijojë paqartësi për lexuesit lidhur me vendndodhjen e objektit të paraqitur në fotografi.


Analiza

Përmes një postimi në Facebook, mediumi britanik “The Independent” ka publikuar një artikull për zhvillimet politike në Serbi, duke përdorur fotografinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Në brendësi të artikullit, fotografia shoqërohet me përshkrimin se Lista e Studentëve pretendon që Kosova mbetet pjesë integrale e Serbisë. Verifikimi në Getty Images konfirmon se fotografia paraqet Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere