[email protected]
Facebook duket se gabon kur e quan postimin e Ramës si përmbajtje të rreme
shape
shape
shape

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook lidhur me vendimin institucional të këtij shteti i cili parasheh që bartja e maskës të bëhet obliguese për qytetarët. Në këtë postim, kryeministri Rama ka bashkangjitur një album me fotografi që përshkruajnë gjendjen kritike me të cilën po ballafaqoheshin njerëzit nga e mbarë bota gjatë shpërndarjes së virusit të njohur si “Gripi Spanjoll” në vitin 1918, për të marr shkas që të obligojë bartjen e maskave.

I njëjti postim i Ramës i bërë më 15 tetor, është raportuar si përmbajtje e rreme në Facebook, bazuar në një hulumtim të bërë nga platformë e kontrollit të fakteve (fact-checking) në gjuhën angleze – checkyourfact.com.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:  

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158236560381523

Mirëpo, pas një hulumtimi të hibrid.info, është parë se Facebook ka marr për bazë një hulumtim joadekuat për postimin e kryeministrit Rama. Hulumtimi i checkyourfact.com në fakt trajton një kontekst krejtësisht tjetër, që nuk ndërlidhet me autenticitetin e përmbajtjes apo të fotografive të postuara nga Rama. Hulumtimi i checkyourfact.com ka të bëjë me autenticitetin e një poezi për distancën sociale, shpërndarja e së cilës u bë virale në fillim të shpërndarjes së virusit Korona, me pretendimin se autorja e kësaj poezie është shkrimtarja franko-irlandeze, Kathleen O’Meara.

Disa postime bëjnë pretendimin se poezia është shkruar në 1869 pas urisë së patates në Irlandë në mesit të shekullit të 19-të. Në disa postime tjera thuhet kjo poezi u ribotua “gjatë pandemisë së 1919”, në kohën e shpërthimin të gripit spanjoll që filloi në 1918.

Në fakt, shumë platforma për kontroll të fakteve e raportuan këtë pretendim si të pavërtetë duke konstatuar se poezia nuk ishte e shkrimtares në fjalë në vitin 1869, por nga mësuesja e pensionuar amerikane nga Madison, Wisconsin me emrin Catherine (Kitty) O’Meara në mars të këtij viti (2020).

Edhe platforma checkyourfact.com trajton një postim të till nga nja profil i Facebook-ut, ku pretendohet se poezia në fjalë është publikuar në vitin 1869, dhe ku mundohet të tërhiqet paralele për masat e distancës shoqërore që praktikoheshin në kohën e “gripit spanjoll” dhe atyre të këtij viti (2020), gjatë pandemisë COVID-19.

Pjesë nga hulumtimi i checkyourfact.com:

Një postim viral në Facebook pretendon se shkrimtarja franceze-irlandeze Kathleen O’Meara shkroi poezinë “Në kohën e Pandemisë” në 1869.

Postimi pretendon se poezia rreth distancës shoqërore u shkrua fillimisht në 1869 nga Kathleen O’Meara dhe më vonë u ribotua gjatë pandemisë së “Gripit Spanjoll” që filloi në 1918.

Vendimi: I rremë

Mësuesja në pension Catherine O’Meara në të vërtetë e shkroi poezinë në Mars.

Vegza e hulumtimi të checkyourfact.com:

https://checkyourfact.com/2020/04/14/fact-check-poem-time-pandemic-catherine-o-meara/?fbclid=IwAR2JwtJ1HFL5NkS55_0Y_1PFCrchGfA0vlXhcg2uIp9BBif0Hct2tWdGPJ8


Analiza:

Sipas të gjitha gjasave, Facbook ka marr për bazë fotografinë hulumtimit të platformës checkyourfact.com, e cila ndodhët edhe në postimin e Ramës, kur ka vendosur ta quaj këtë postim si përmbajtje e rreme, që sipas hibrid.info del të jetë jashtë kontekstit të postimit të kryeministrit të Shqipërisë.

Share With Others