Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se “Angela Merkel është në gjendje të rëndë”

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “pcnmedia2.com” ka publikuar të mërkurën (21 dhjetor) një artikull me pretendimin se ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, “është në gjendje shumë të rëndë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe i njëjti nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër, i vitit 2020, atëkohë kur kancelarja gjermane ishte deklaruar për një vendim zyrtar, i cili parashihte, se nga 7 qershori 2022, hapet mundësia për punë legale në Gjermani për punëkërkues që posedojnë vetëm dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se artikulli duket të jetë marrë nga portali informativ në Shqipëri “Telegraf.al”, i publikuar më 12 maj 2020.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “pcnmedia2.com”:

https://pcnmedia2.com/2022/12/21/angeia-merkei-ne-gjendje-shum-te-re-nde-mos-kaio-pa-thene-amln/?fbclid=IwAR1JCdtFZu8h6Dnrfo1BkSvRkrqdy2Wo-YVGtBz9fJv3lXaf9AadTcp-fGk

Artikulli i këtij portali të dyshimtë është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “Albagraph7” dhe “Lajme IN”, të cilat me anë të këtij postimi kanë arritur të grumbullojnë qindra reagime e komente. (shih këtu dhe këtu)


Përveç që titulli është tërësisht i sajuar, me anë të tij kuptohet se autori ka synuar që të nxis klikime duke përdorur shprehjen “Mos kalo pa thënë AMIN”, si shenjë lutje për “shërimin” e ish-kancelares gjermane.

Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka vërtetuar se në këtë “grackë” kanë rënë pre shumë lexues, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë Merkel-it, si dhe shumë të tjerë që janë shprehur me fjalën “Amin”. (shih fotografitë më poshtë)


Bazuar në hulumtimin e kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar vetëm në portalin online në Shqipëri “Telegraf.al”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “pcnmedia2.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, që ndërlidhet me një deklaratë të kacelares së asaj kohe të Gjermanisë, Angela Merkel, rreth një vendimi të këtij shteti për punëkërkuesit e jashtëm.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se Angela Merkel është në gjendje shumë të rëndë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere