Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Artikulli me titull “100 mijë vende pune / Kurti zotohet se do ta eliminojë varfërinë ekstreme”, është publikuar nga portali i dyshimtë “konakushqiptar.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 22 shkurt të këtij viti nga “klankosova.tv”, atëkohë kur Kurti kishte thënë se përafërsisht 100 mijë qytetarë në vend jetojnë me më pak se 1 euro në ditë.

Pra, nuk është e vërtetë se Kurti ka premtuar 100 mijë vende pune, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli të portalit të dyshimtë “konakushqiptar.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij.

Kurti ka thënë se përafërsisht 100 mijë qytetarë në vend jetojnë me më pak se 1 euro në ditë – kjo sipas tij është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit, njofton Klan Kosova.


Vegëza e artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/3442?fbclid=IwAR11KTAToZ35fZg24RW1q87szx6cbXuDiO4SsZxRkJ9KLafdaQbAMd7LjVU

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (22 shkurt 2021) në portalin “klankosova.tv”.

https://klankosova.tv/kurti-zotohet-se-do-ta-eliminoje-varferine-ekstreme-gjate-qeverisjes-se-tij/


Analiza:

“Konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere