Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Titulli i artikullit “deformon” lajmin e publikuar nga NASA

HIBRID

Gazeta e përditshme “Kosova Sot” në portalin e saj online ka publikuar një artikull me titull “Një anije alienësh është parë duke u sjellë rreth një asteroid”.

Ajo çka thuhet në titull, demantohet menjëherë në përmbajtje, pasi që në brendësi të artikullit flitet për një histori të publikuar nga NASA, ku thuhet se si një asteroid që është i afruar Tokës ka edhe “hënën” (satelitin natyror) e tij, prandaj, gjithmonë sipas shpjegimit zyrtar, nuk bëhet fjalë për kurrfarë UFO, por për një satelit natyror, ashtu siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

Një anije alienësh është parë duke u sjellë rreth një asteroid

Ashihet në këtë foto të re të NASA-s një anije alienësh? Kjo foto intriguese e NASA-s e një asteroidi, e bërë derisa ai kalon afër Tokës, tregon diçka të çuditshme. Në fotografi shihet asteroidi 2004 BL86, i cili sipas NASA-s e ka “hënën” (satelitin natyror) e tij, prandaj, gjithmonë sipas shpjegimit zyrtar, nuk bëhet fjalë për kurrfarë UFO-je, a anijeje kozmike të jashtëtokësorëve, por për një satelit natyror.

Duke vazhduar më pas në këtë drejtim, NASA thotë se asteroidet e kësaj madhësie, apo të një madhësie më të madhe, mund të jenë jo një, por disa satelitë natyrorë. Por, NASA nuk thotë pse nuk është e mundur që, objekti që shihet, të jetë UFO? Ekspertët që merren me studimin e UFO-ve thonë se nuk ka gjasa që objekti në fjalë të jetë satelit natyror. Varet nga ju se kujt do t’i besoni më shumë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/planeti-x/512690/nje-anije-alienesh-eshte-pare-duke-u-sjelle-rreth-nje-asteroidi/?fbclid=IwAR2xn7usGith5-e1AX4n7reUys1Z1wGEzZDZDjpuTQK4A4ogr-LRtZDDgQw


Analiza:

“Kosova-sot.info” në këtë artikull ka vënë titull të sajuar, i cili demantohet menjëherë në përmbajtje. Hibrid.info këtë shkrim e kategorizon si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere