[email protected]
Fotografi të grave të huaja paraqiten rrejshëm si të grave shqiptare që kërkojnë lidhje dashurie
shape
shape
shape

Një faqe në Facebook me emrin “Vajzat shqiptare” që numëron mbi 4 mijë ndjekës, publikon fotografi të grave me pretendim se ato janë në kërkim të një lidhje dashurie. (shih këtu)

Gjatë verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në të gjitha këto postime në këtë faqe, mbishkrimet e këtyre fotografive të grave, pretendohet se ato janë nga Shqipëria apo Kosova.

Hibrid.info ka verifikuar vetëm disa nga këto fotografi dhe ka vërtetuar se ato fotografi nuk u përkasin grave nga Shqipëria apo Kosova, por janë të shtetase të huaja.


Në njërin nga postimet të bërë me datë 1 korrik të këtij viti shkruan: “Jam Lirigzona, 35 vjec nga Gjilani. Do te doja ta njoftoja nje burre ketu ne faqe per lidhje serioze. Faleminderit”. (shih këtu)

Në këtë postim, janë grumbulluar afë 200 reagime, 40 komente dhe 6 shpërndarje.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo grua nuk është shqiptare.

Në rrjetin social Instagram, hibrid.info ka gjetur llogarinë e saj, e cila mban emrin “_ivanaa_99”, e cila numëron mbi 140 mijë ndjekës. (shih këtu)


Në fotografinë e një gruaje tjetër të postuar nga faqja “Vajzat shqiptare”, gjendet mbishkrimi “Prsh nga VALENTINA – 40 vjeç, nga Tirana. Eshte e interesuar per njohje me dike. Te interesuarit te komentojne”. (shih këtu)

Në këtë postim, janë grumbulluar afër 100 reagime, mbi 40 komente dhe 4 shpërndarje.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar po ashtu se as kjo grua nuk është shqiptare, ndërsa emri i saj është Natali Rieg.

Kjo është vërtetuar pas gjetjes së llogarisë së saj personale në rrjetin social Instagram, e cila numëron mbi 110 mijë ndjekës. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook me emrin “Vajzat shqiptare” publikon fotografi të grave jo shqiptare, të cilat i paraqet se janë nga Shqipëria dhe Kosova.

Me anë të këtyre fotografive të personazheve të huaja, kjo faqe i paraqet ato si shqiptare, duke mashtruar se ato janë në kërkim të një lidhje dashurie.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, kjo faqe në Facebook është vlerësuar si “Mashtrim”.

Share With Others