Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e Mike Tyson me flamurin palestinez, e gjeneruar nga inteligjenca artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh, që shfaq ish-boksierin Mike Tyson me flamurin e Palestinës.

Ky imazh është gjetur i publikuar në disa faqe të mediave në Facebook, si dhe në llogarinë zyrtare të Gëzim Kelmendit, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se kjo përmbajtje e shpërndarë, është e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.


Kjo fotografi është shpërndarë nga shumë publikues në Facebook, duke përfshirë edhe faqet e disa mediave në gjuhën shqipe si: “RTV Besa”, “KosovaPost.net” dhe “Lideri.mk”.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes “HiveModeration.com” dhe “Is It AI”, platforma për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale (IA), rezultatet e së cilave lënë të nënkuptojnë  këto fotografi mund të jenë të krijuara nga IA.

Hibrid.info e ka gjetur këtë fotografi të publikuar edhe në platformën “X”, (ish-Twitter), të cilës i është vendosur edhe një kontekst, ku tregohet se ky imazh është i rremë.


Hibrid.info ka kontrolluar vegëzat e bashkangjitura në kontekstin vendosur këtij postimit në “X”, përmes të cilave tregohet pse kjo përmbajtje nuk është reale.

Në dy artikuj të publikuar nga mediat në gjuhën angleze “essentiallysports.com” dhe “express.co.uk” tregohet fiziku i Tyson para përballjes kundër Jake Paul (shih këtu dhe këtu).

Ndryshe nga fotografia e trajtuar, Mike Tyson shihet se në anën e djathtë të pjesës së sipërme të trupit, ka një tatuazh.


Fakt tjetër që e provon se fotografia nuk është reale, është edhe hulumtimi nga motori online i kërkimit, “Google”, që tregon se Tyson nuk është ndeshur në boks dhe nuk është shfaqur në ring, që nga viti 2005.

Tyson do të ndeshet sonte me boksierin profesional dhe aktorin, Jake Paul.


Analiza:

Fotografia që tregon ish-boksierin Mike Tyson, të mbuluar me flamurin palestinez, nuk është reale.

Hibrid.info ka gjetur se ke kjo fotografi është e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale (IA).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “të paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere