Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mediumi në gjuhën serbe pretendon pa bazë se Artan Hajrizi u arratis nga burgu në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull që pretendon se Artan Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e një polici serb në Serbi, ishte arratisur nga burgu në Kosovë para 15 ditësh.

Lajmi është publikuar sot (18 korrik) nga mediumi në gjuhën serbe, “kurir.rs”.

Çka gjeti hibrid.info?

Artan Hajrizi nuk u arratis nga burgu në Kosovë. Mediat në Kosovë kanë raportuar se i njëjti është vëllai i Faton Hajrizit, për të cilin u njoftua me 6 korrik se u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “kurir.rs”:

https://archive.is/PscPc#selection-3705.0-3710.0


Artikulli i Kurir.rs i përkthyer në shqip:

Kurir e mëson! SHQIPTARI QË VRAU NJË OFICER POLICOR SERB IKU NGA BURGU: U përpoq të kalonte në BE përmes rrugëve të emigrantëve

Shqiptari Hajrizi Artan (33), i cili kërkohet për sulm ndaj policëve në Loznicë, është i arratisur nga burgu, mëson jozyrtarisht Kurir.

Ai dyshohet se është arratisur nga burgu në Kosovë 15 ditë më parë dhe supozohet se për këtë ka shtënë në drejtim të policëve kur ata ndaluan një taksi gjatë një kontrolli rutinë në Loznicë.

Siç mësojmë jozyrtarisht, ai filloi të ikte përmes rrugëve të emigrantëve për në BE.


Nga raportimet e mediave është njoftuar se të dyshuarit për vrasjen e një zyrtari policor në Serbi, i është gjetur në vendngjarje një pasaportë, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit (këtu), i cili është është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur për herë të nëntë nga burgu në Kosovë (këtu).

Për të vërtetuar që Artan Hajrizi nuk është arratisur nga burgu në Kosovë, hibrid.info bazuar në listën e të burgosurve të arratisur, larguar dhe të mos kthyer nga vikendi në institucionet korrektuese, ka gjetur se vetëm dy persona me iniciale F.H dhe U.M janë larguar në dy javët e fundit dhe gjatë vitit 2024. Çka nënkupton se Artan Hajrizi nuk gjendet në këtë listë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi nga mediumi serb se Artan Hajrizi u arratis nga burgu në Kosovë para 15 ditësh, është i pasaktë.

Informatat e gjetura nga hibrid.info tregojnë se ishte Faton Hajrizi (vëllai i Artanit), ai që u arratis nga burgu.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si  “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I paverifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere