Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e vitit 2013 nga stërvitjet e forcave izraelite, paraqitet si aktuale nga një sulm kundrejt tyre

HIBRID

Një llogari në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihen disa forca ushtarake në rrugë.

Nëpërmjet kësaj fotografie u pretendua se paraqiten imazhe nga një sulm kundrejt një batalioni izraelit.

Pas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info, është verifikuar se imazhi është i vitit 2013 dhe paraqet ushtarët izraelitë në një stërvitje pranë kufirit me Sirinë në shtator të atij viti. Hibrid.info ka bërë kërkime edhe për përmbajtjen e tekstit nga ky postim, por nuk ka gjetur të dhëna lidhur me ngjarjen.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesxhid El-Aksa”:

https://www.facebook.com/photo?fbid=122109874190093150&set=a.122106124064093150


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e njëjtë të publikuar në mediumin e huaj “NBC  News” me datë 14 shtator 2013. (shih këtu)


Mbishkrimi në fotografinë e publikuar nga “NBC News” në vitin 2013, i përkthyer në gjuhën shqipe:

“Ushtarët izraelitë nga brigada e parashutistëve marrin pjesë në një stërvitje në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, pranë kufirit me Sirinë më 9 shtator”.


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një fotografi të vitit 2013 në të cilën paraqitet një batalion i forcave izraelite. Me anë të këtij imazhi kjo faqe pretendon rrejshëm se pamjet e publikuara janë aktuale,  nga një sulm i panjohur kundrejt tyre.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere