Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor
[ ARTIKULLI ]

Jo, valëvitja e flamurit të Kosovës në publik nuk bie ndesh me rregullat në Eurovizion

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen përmbajtje me pretendimin se organizatorët e Eurovision-it kanë shkelur rregullat e tyre duke lejuar që gjatë transmetimit të festivalit të shfaqet flamuri i Kosovës, ndonëse ishte rreptësisht i ndaluar sipas rregullave të reja të EBU-së.

Raportime me këtë pretendim janë publikuar sot (14 maj) nga mediat në gjuhën serbe si “b92.net” dhe “kurir.rs”.

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka pasur ndalesë për valëvitjen e flamurit të Kosovës apo shteteve tjera jopjesëmarrëse. Kufizimet për flamurët vlejnë vetëm për artistët përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse, jo edhe për audiencën në sallë.


Artikujt kanë shfaqur një fotografi të një gruaje me flamur të Kosovës në publik dhe kanë marrë si shkas për raportimin e asaj që konsiderohet si shkelje.

Në të dy këta artikuj përmendet se Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka njoftuar rregullat e reja për Eurovision 2025, sipas të cilave është e ndaluar hyrja dhe shfaqja e çdo flamuri përveç atyre që i përkasin vendeve pjesëmarrëse në konkurs. Këtu përfshihen simbolet e komunitetit LGBTQ+, flamurin palestinez dhe madje edhe flamurin e Bashkimit Evropian.

Në bazë të këtij raportimi, pretendohet se edhe flamuri i Kosovës nuk do të duhej të lejohej.

Por, hibrid.info ka gjetur disa artikuj në gjuhën angleze të publikuar nga mediat si “cnn.com” dhe “euronews.com”.

Aty sqarohet se artistët që do të performojnë, do të kenë të drejtë të përdorin vetëm flamujt kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse.

Në tekste nuk veçohet flamuri i Kosovës, por përmenden simbolet e komunitetit LGBTQ+, flamuri palestinez dhe flamuri i Bashkimit Evropian (BE), të cilat do të lejohet të përdoren nga audienca.

Aty theksohet se sipas politikës së re, spektatorët në Bazel të Zvicrës lejohen të valëvisin çdo flamur të lejuar sipas ligjit zviceran. Bazuar në faktin se Zvicra njeh shtetësinë e Kosovës dhe se valëvitja e flamurit të Kosovës është evidentuar të jetë në publik, pretendimi se ky veprim shkel rregullat e festivalit, nuk qëndron.


Analiza

Pretendimi se organizatorët e Eurovisionit kanë shkelur rregullat duke lejuar shfaqjen e flamurit të Kosovës në publik nuk qëndron.

Hibrid.info ka gjetur se rregullat e EBU-së kufizojnë përdorimin e flamujve vetëm për artistët pjesëmarrës, jo për publikun në sallë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere