Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia që u shpërnda edhe nga kryeministri Rama nuk është shkrepur në malet e Tropojës, por në Sochi të Rusisë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Më 5 dhe 6 nëntor u shpërnda një fotografi që shfaqte tre arinj, përmes së cilës pretendohej se e njëjta është shkrepur në malet e Tropojës, Shqipëri.

Hibrid.info fillimisht këtë fotografi e gjeti të publikuar në faqen “LajmiFundit.al” në Facebook. Ndërsa e njëjta u gjet e publikuar edhe në disa faqe tjera në Facebook, në mesin e të cilave, sipas raportimeve të mediave, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo fotografi nuk është shkrepur në malet e Tropojës, por në Sochi të Rusisë.

Duke u bazuar në disa përmbajtje të publikuara në portalet në gjuhën shqipe, kjo fotografi ishte shpërndarë dje (5 nëntor) në Facebook edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, postim të cilin në ndërkohë e kanë fshirë të dy. (shih këtu dhe këtu)


Çka gjeti hibrid.info?

Hibrid.info pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, vërtetoi se kjo fotografi është shkrepur gjatë vitit 2022 në Sochi të Rusisë, nga fotografi Yuri Dorosh. (shih këtu)

Kjo fotografi u gjet e publikuar në Facebook edhe nga faqet “Realiteti”, “Theranda Sot” dhe “Check-in Gjirokastra”.


Analiza:

Një fotografi që shfaq tre arinj, u pretendua se është shkrepur në malet e Tropojës.

Mirëpo, pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i pasaktë, pasi që fotografia u realizua në Sochi të Rusisë më 2022.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere