Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër: Nuk ka datë për liberalizim të vizave

HIBRID

Portalet e dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “LAJM I MADH: Kosovarët Pritet Të Lëvizin Të Lirë Më Këte Datë”.

Nga kontrolli i fakteve rezulton që lajmi i publikuar në këtë artikull të jetë i vjetër, i publikuar në gusht të vitit 2020.

Lajmi autentik është publikuar nga gazetaexpress.com, ndërsa në titullin e këtij artikulli thuhet se “Gjermania po e shtyn BE-në që t’i hapë rrugë heqjes së vizave për Kosovën në tetor”. Pra, kjo tregon se portalet e dyshimta kanë përdorur kët lajm të vjetër, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual duke i dhënë edhe titull të sajuar.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “gazeta-aktive.info” dhe “specialja.com”:

Kosovarët pritet të lëvizin të lirë se shpejti, pasi gjatë këtij viti në udhëheqjen e Gjermanisë pritet heqja e vizave. / Kështu kanë bërë të ditur disa burime për portalin FishMedia.Kosova ka pasur progres të madh në çështjen e liberalizimit dhe ka pasur progres në përmbushjen e kritereve.Deri në dhjetor të këtij viti, Gjermania do ta udhëheqë Presidencën e Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj kohe, në listën e prioriteteve të Presidencës Gjermane është edhe Kosova.

Vegëzat e artikullit të publikuar në “gazeta-aktive.info” dhe “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/03/27/lajm-i-madh-kosovaret-pritet-te-levizin-te-lire-me-kete-date/

https://gazeta-aktive.info/?p=2102&fbclid=IwAR1qPkU1TRDYwS8qhapSX69Ld0m0yXx4U7DacIcrPt9Swii2upss9ksTUpE
https://gazeta-aktive.info/?p=2102&fbclid=IwAR1qPkU1TRDYwS8qhapSX69Ld0m0yXx4U7DacIcrPt9Swii2upss9ksTUpE

Këto portale të dyshimta si burim të këtij lajmi e kanë cituar portalin “fishmedia.info”, të cilët pas verifikimit nga hibrid.info, rezulton që të njëjtin lajm e kanë marr nga “gazetaexpress.com”:

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullin të publikuar në kohë reale në “gazetaexpress.com” dhe “fishmedia.info”.


https://www.fishmedia.info/lajmi-mire-gjermania-po-e-shtyn-ne-qe-ti-heq-vizat-kosovareve/

Analiza:

“Gazeta-aktive.info” dhe “specialja.com” kanë përdorur një lajm të vjetër të cilin e kanë publikuar me pretendimin që ta paraqesin si aktual. Gjithashtu, këtij artikulli i kanë vënë titull të sajuar. Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere