[email protected]
Ganimete Musliu nuk ka thënë se “kur ishim ne lulëzonte Kosova”
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova Sot” bazuar në një deklarim në kuvendin e Kosovës, të Ganimete Musliut, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka publikuar një artikull me titull “Ankohet Ganimete Musliu: Qytetarët e Kosovës për tri vjet rresht u keqtrajtuan nga Qeveria e Albin Kurtit”.

I njëjti artikull është publikuar në Facebook bashkangjitur si vegëz, imazhit të deputetes Musliu në të cilin shkruan “Ganimete Musliu: Qytetarët e Kosovës për tri vjet rresht u keqtrajtuan nga Qeveria e Albin Kurtit”.

Mirëpo pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur se në mbishkrimin e këtij postimi në Facebook, është shtuar deklarata se deputetja Musliu është shprehur se “Kur ishim ne lulëzonte Kosova”, deklarim të cilin nuk e gjejmë as në artikullin e publikuar në ueb-faqen e “Kosova Sot” e as në deklarimet e deputetes në kuvend.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Kosova-sot.info”:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=731311612366302&set=pb.100064624081149.-2207520000


Hibrid.info ka vërtetuar se në titullin dhe në përmbajtjen e artikullit të publikuar në ueb-faqen e portalit “Kosova Sot”, në lidhje më këtë deklaratë, nuk është gjetur deklarata e pretenduar se Musliu ka thënë që vendi lulëzonte sa ishte në pushtet partia e saj (shih këtu).

Deklarata e Ganimete Musliut në Kuvendin e Kosovës:

“Unë sot pas 13 vitesh në këtë Kuvend e ka të vështirë ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtrat e kësaj qeverie. Të dashur qytetarë, sot ju e keni më lehtë se sa secili nga ne që ta nxirrni të vërtetën në shesh. Mjafton që secili nga ju të bëni një analizë të thjeshtë të xhepit tuaj dhe ta pyesni vetën se si ia keni dalë për këto tri vite të mbijetoni, sepse për mbijetesë as që bëhet fjalë, me çmimet që kanë shkuar në qiell e me pagat që kanë rënë përtokë”.

Hibrid.info po ashtu e ka gjetur se deklarata së cilës i është referuar portali në fjalë,  është publikuar fillimisht nga agjencia e lajmeve “Kosova Press” si edhe në mediat e tjera në gjuhën shqipe, në të cilat nuk vërtetohet deklarata e shtuar në postimin në Facebook të portalit “Kosova Sot” (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, pretendimi i portalit informativ “Kosova Sot” në një postim në Faceboo se deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu është shprehur se vendi lulëzontë gjatë qeverisjes së partisë së saj, nuk qëndron.

Një deklaratë e tillë e Musliut nuk është gjetur as në deklaratën e publikuar nga disa media, të cilës i është referuar portal në fjalë e as në artikullin e vet portalit, të publikuar në ueb-faqe në lidhje me këtë deklarim.

Prandaj edhe për këtë arsye, hibrid.info, duke u bazuar në metodologjinë e punës e vlerëson këtë pretendim, info si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others