Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Titull i rremë që nuk korrespondon me përmbajtje

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Sikurse Gjermania edhe Ballkani do të mbyllet deri në muajin Prill nga kjo date”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Në përmbajtjen e tij gjendet një lajm i vjetër i datës 30 qershor 2020.

Lajmi ka të bëjë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i cili kishte paralajmëruar se mund të ketë mbyllje të gastronomisë, nëse nuk respektohen masat anti-covid. Pra, teksti nuk ka të bëjë asgjë me atë që paraqitet në titullin e këtij artikulli të publikuar në “specialja.com”.

Teksti  i artikullit të publikuar në specialja.com:

Sikurse Gjermania edhe Ballkani do të mbyllet deri në muajin Prill nga kjo date

Pasditen e së martës, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Së bashku me Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë mbajtur takim urgjent, me Drejtoritë e Inspektorateve Komunale. Nga ky takim u bë e ditur, se udhëzimet dhe manuali i lëshuar nga IKSHPK-ja, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, nuk po zbatohen nga Gastronomet.

Vegëza e artikullit të publikuar në specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2021/01/13/sikurse-gjermania-edhe-ballkani-do-te-mbyllet-deri-ne-muajin-prill-nga-kjo-date/?fbclid=IwAR1u6AYAFF9gyCDOtQXvpk1yVYqsoQJUYbWNr8SVls5cVzk6XG005hKAP48


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.koha.net/arberi/227784/krasniqi-paralajmeron-se-mund-te-kete-mbyllje-te-gastronomise-nese-nuk-respektohen-masat/
https://kosova.info/krasniqi-paralajmeron-se-mund-te-kete-mbyllje-te-gastronomise-nese-nuk-respektohen-masat/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë një lajm të vjetër të cilit i ka vënë titull të rremë e më pas e ka publikuar atë si aktual. Shkrimet e tilla bëhen për të tërhequr sa më shumë lexuesit të klikojnë në të. Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere