Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të rremë e lajm të vjetër

HIBRID

Artikulli me titull “LAJMI I FUNDIT: Rikthehet në PDK Fatmir Limaj ?!”, me 22 janar është publikuar nga disa portale të dyshimta online.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton që ky artikull posedon titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me një postim në rrjetin social “Facebook” nga Ismail Syla, këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në tetor të vitit 2019 i kishte bërë thirrje Fatmir Limajt që të kthehet në PDK.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “specialja.com” dhe “newonlien48h.com”:

“Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla i bëri thirrje kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që të rikthehet në PDK.I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “specialja.com” dhe “newonlien48h.com”:

https://specialja.com/shqip/2021/01/22/lajmi-i-fundit-rikthehet-ne-pdk-fatmir-limaj/?fbclid=IwAR0CXDiOakkplclYohls_SXk0jCORUITFlshbIJvAHYFC-iqyISg7hVQ7F0
https://newsonline48h.com/tuv/news/1702?fbclid=IwAR3Z-FpoFAyAwK5xAy3LW9l1THU47Lb0fJumw31oc4fYd7qhlfNDiZkUVNg

https://newsonline48h.com/tuv/news/1702?fbclid=IwAR3Z-FpoFAyAwK5xAy3LW9l1THU47Lb0fJumw31oc4fYd7qhlfNDiZkUVNg

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1169026/fatmir-limajt-i-vie-ftesa-publike-qe-te-rikthehet-ne-pdk/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “specialja.com” dhe “newsonline48h.com” përmban titull të sajuar, që nuk përputhet me tekstin. Lajme të tilla bëhen qëllimshëm për të dezinformuar audiencën. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere