Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Gjitha rrugët të qojnë në Ukrainë: Përdorimi i dezinformatës nga Rusia për të përfituar terren

HIBRID

Artikull nga EUvsDisinfo



Ndërsa Rusia vazhdon të rendis aksionet në lojën e saj në kufirin me Ukrainën, këta të fundit bëhen sërish objektivi kryesor i përpjekjeve për të hedhur poshtë, shtrembëruar e shpërqendruar nga e vërteta.

Ukraina nuk është një objektiv i rrallë i dezinformatave pro-Kremlinit. Nga më shumë se 13,500 raste (shih këtu) që kemi identifikuar, grumbulluar, ekspozuar dhe publikuar që nga viti 2015, Ukraina përmendet në më shumë se 5,200. Kjo është gati 40 për qind e të gjitha rasteve në bazën e të dhënave EUvsDisinfo.

Meqenëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të parë përmes perdes së tymit të gënjeshtrave (shih këtu) mbi Ukrainën që po shpërndahen nga ekosistemi i dezinformimit pro-Kremlinit, EUvsDisinfo ka publikuar shtatë nga mitet më të përhapura dhe më të rrezikshme – dhe shpesh gënjeshtrat e drejtpërdrejta – që lidhen me Rusinë

Për gjithçka fajësohet Perëndimi

Brenda përpjekjes më të gjerë për të njollosur Ukrainën dhe për të mbjellë konfuzion rreth ngritjes së tensioneve të nxitura nga Rusia, u dalluan dy narrativa. Së pari, se Ukraina po përdoret nga Perëndimi. Një numër mediash pro pushtetit në Rusi, u përpoqën ta portretizonin Ukrainën si një mjet për fuqitë perëndimore për të ndikuar dhe destabilizuar Rusinë (shih këtu). Si SHBA ashtu edhe Britania e Madhe morën një vëmendje të veçantë në këto lloj narativesh.

Ky është një model i mirëpërcaktuar, pasi ne po marrim vazhdimisht histori përgjatë linjave se “SHBA po përdor fantazmën e Ukrainës për konfrontim kundër Rusisë“, “SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja u përpoqën të përdorin Ukrainën si një goditje dash kundër Rusisë” e kështu me radhë. Sikur kjo të mos ishte mjaft qesharake, mediat pro-Kremlinit po e hapin më tej numrin dhe tani pohojnë se “Ukraina është tashmë e pushtuar nga SHBA dhe satelitët e saj“.

Narrativa e dytë kryesore që bie në sy është pretendimi se Perëndimi është gati të kryejë një operacion “flamuri të rremë” (kauzë e pa qenë) për të shkaktuar një përplasje të drejtpërdrejtë me forcat ruse të grumbulluara pranë kufirit ukrainas (shih këtu). Ky tregim mori forma e forma të ndryshme, nga akuzimi i Perëndimit për provokime në hapësirën e informacionit deri tek deklarimi se instruktorët perëndimorë po krijojnë një pikë të nxehtë në kufirin e Rusisë. Nëse këto pretendime tingëllojnë të njohura, kjo ndodh sepse janë si të tilla. Si pretendimi se Perëndimi përdor operacione me kauza të rreme dhe se Rusia po rrethohet nga NATO, janë pika bisedimesh të gjata të dezinformatorëve pro-Kremlinit.(shih këtu e këtu)

(Artikulli i plotë në anglisht i publikuar nga EUvsDisinfo)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere