Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

“Greqia pranë njohjes së Kosovës” është pretendim i pavërtetë

HIBRID

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar artikullin me titull “Greqia pranë njohjes së Kosovës?”.

Nga verifikimi i fakteve nga Hibrid.info, rezulton që ky titull nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet njoftimi rreth takimit në Athinë ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla me homologun e saj grek – Nikos Dendias.

Pra, në asnjë rast ministri grek nuk ka përmendur mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, siç pretendohet në titull.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/greqia-prane-njohjes-se-kosoves/

Edhe në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashme e Kosovës nuk përmendet çështja se Greqia është pranë njohjes së Kosovës.

Ndër të tjerash në këtë komunikatë thuhet se “Ministrja Gërvalla po ashtu theksoi se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë, që do të mundësonte hapjen e një dinamike të re në zgjidhjen e problemeve afatgjata në Ballkan”.

Komunikatën e plotë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “Kosovapost.net” në këtë artikull ka përdorur titull që nuk i përgjigjet përmbajtjes, edhe pse në të ka vendosur pikëpyetje.

Në përmbajtje të këtij artikulli shihet se ministri grek nuk ka përmendur mundësinë e njohjes së Kosovës si shtet, përveç ministres Gërvalla, e cila ishte shprehur se “respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere