Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë…
[ ARTIKULLI ]

Haradinaj nuk deklaruar ashtu siç pretendohet në artikullin e Gazetalajmi.com

HIBRID

“Gazetalajmi.com” ka publikuar një artikull në të cilin pretendohet se Ramush Haradinaj është shprehur që AAK do t’i fitojë zgjedhjet dhe se ai do të jetë president i shtetit.

Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, Ramush Haradinaj kishte potencuar se partia e tij AAK në zgjedhjet e reja shkojnë me optimizëm me qenë fitues i zgjedhjeve, si dhe nuk ka përmendur se ai do të jetë president i vendit, siç pretendohet në titullin e artikullit në “gazetalajmi.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “gazetalajmi.com”:

“AAK-ja do t’i fiton zgjedhjet , unë do të jem President”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradina, ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për koalicion paszgjedhor për asnjë nga partitë politike.

Ai ka thënë se si Aleancë në zgjedhjet e reja shkojnë si fitues të zgjedhjeve, pasi nuk e kanë gjendjen e keqe në teren.

I pyetur nëse e përjashton bashkëqeverisjen me VV-në e Kurtit, ai ka thënë se s’ka vija të kuqe as ndaj kësaj partie.

“Si subjekt politik nuk shkojmë në ymyt të dikujt tjetër. Nuk e dim kush do të jetë fitues i zgjedhjeve. S’kemi bërë përjashtim ndaj askujt, s’kemi pasur vija të kuqe, prej PAN-it i kemi hequr. Nuk kemi vija të kuqe, por si Aleancë shkojmë si fitues i zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus të TV Dukagjinit.

Ai beson se AAK do të marrë deri 20% të votave në zgjedhjet e reja parlamentare kurdo që mbahen.

“Kemi mobilizim më të mirë, do ta rikthejmë rezultatin e 2009 prej 18%, apo të arrijmë në 20%”, ka thënë Hardinaj

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetalajmi.com”:

https://gazetalajmi.com/aak-ja-do-ti-fiton-zgjedhjet-une-do-te-jem-president/

Më poshtë mund ta gjeni vegëzën e emisionit të plotë “Debat Plus” ku i ftuar ishte Ramush Haradinaj, ndërsa deklaratën e tij se AAK do të shkojë në zgjedhje si fitues i tyre mund ta ndiqni nga minuta 1:35:43.


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “gazetalajmi.com” përmban titull që nuk përputhet me përmbajtjen. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere