Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K…
[ ARTIKULLI ]

“Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi në Hagë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Audioja është e gjeneruar me inteligjencë artificiale dhe paraqitet rrejshëm si dëshmi e një dëshmitari në Hagë.

Faqja në Facebook “Universal” ka publikuar më 17 shtator një video-material me përshkrimin: “Ja se cfar deshmitar ka pas ne Gjykaten Speciale”.

Në video shfaqen pamje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në ambientet e Gjykatës Speciale. Ndërkohë, në audio dëgjohet një zë në gjuhën serbe, për të cilin pretendohet se është një dëshmitar që po flet kundër Thaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përkthimi i audios në shqip:

“Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në prapanicë dhe t’ia drejtoja brinat. Kjo ndodhi në Llapushnik, sepse kur më ndaloi UÇK-ja, më akuzuan se kisha akuzuar Zahir Pajazitin në mediumin ‘Nasa Borba’. Kur i fryva tri herë në prapanicë, ushtarët e UÇK-së qeshnin. Dua dënimin e Thaçit si udhëheqës i UÇK-së dhe dua drejtësi për popullin serb”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pretendimi se audioja paraqet dëshminë e një personi kundër Hashim Thaçit dhe UÇK-së nuk qëndron. Hibrid.info nuk ka gjetur dëshmi, raportim mediatik apo burim tjetër kredibil që dokumenton një deklaratë të tillë.

Po ashtu, verifikimi përmes mjeteve të detektimit të përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA) tregon se audioja e përdorur në video është krijuar me IA.


FAKTET

Fillimisht, Hibrid.info ka verifikuar pamjet që shfaqen në video. Kërkimi tregon se pamjet nuk paraqesin personin që dëgjohet në audio duke dhënë dëshminë e pretenduar.

Pamjet janë marrë nga një seancë në Gjykatën Speciale gjatë së cilës po dëshmonte Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, në kuadër të rastit “Thaçi dhe të tjerët” (shih videon këtu).

Hibrid.info ka kërkuar më tej për deklaratën e pretenduar në audio, duke përdorur pjesë të saj si terma kërkimi në Google. Kërkimi nuk ka nxjerrë rezultate që dëshmojnë se kjo deklaratë është publikuar më herët nga media apo burime kredibile (shih këtu).

Hibrid.info ka verifikuar edhe audion në gjuhën serbe të përdorur në këtë material, përmes platformave që analizojnë nëse një përmbajtje është krijuar me inteligjencë artificiale.

Analiza në platformën “Hive Moderation” e ka vlerësuar audion me 74% probabilitet për të qenë e gjeneruar me inteligjencë artificiale.


Ndërsa, analiza përmes platformës “VigilAI” e ka vlerësuar audion me 92% probabilitet për të qenë e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në këto të dhëna, audioja e përdorur në video nuk mund të konsiderohet si dëshmi autentike e një dëshmitari në Gjykatën Speciale. Pamjet reale të një seance gjyqësore janë kombinuar me një audio të krijuar me inteligjencë artificiale, duke krijuar përshtypjen se deklarata e dëgjuar është thënë gjatë procesit gjyqësor.


Analiza

Videoja e publikuar në Facebook paraqet pamje reale nga Gjykata Speciale, por audioja e vendosur mbi to është e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Përmes kësaj përmbajtjeje krijohet përshtypja se një dëshmitar në gjuhën serbe po rrëfen për keqtrajtimin e tij nga UÇK-ja dhe po kërkon dënimin e Hashim Thaçit, por një dëshmi e tillë nuk është gjetur në burime kredibile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere