[email protected]
Imazhi i vjetër ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës pranë flamurit të UÇK-së dhe atij kombëtar, paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Portali informativ “Mitropol.net” në faqen e tij zyrtare në Facebook “Mitropol Media” ka postuar dje (27 shtator) një fotografi me mbishkrimin “KRENARI: Forcat Speciale në veri të vendit në Shalë, pozojnë tek flamuri i UÇK-së”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia që paraqet disa pjesëtar të Policisë së Kosovës, siç thuhet në mbishkrim se është realizuar në Shalë, është e vjetër.

Pra, portali i lartcekur është munduar që këtë fotografi të vjetër ta paraqesë si aktuale.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Mitropol Media”:

https://www.facebook.com/MitropolMedia/posts/pfbid024349t2FpJaX3ydtbbzjvP6XkYRoYbF2hRTUHvbY11GRmBwjxKCaH5W8SmU7fS8tfl


Kjo fotografi pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është gjetur e publikuar jo më herët se në datë 31 maj nga llogaria në Facebook me emrin “Koshtova e Vllahis”. (shih këtu)


Në këtë imazh vërehet emri i një llogarie në TikTok “b.u.sh.i.d.o”. Pas hulumtimit në këtë media sociale, hibrid.info ka arritur ta gjejë atë, por që aktualisht fotografia nuk figuron e publikuar në atë llogari. (shih këtu)


Analiza:

Një fotografi e vjetër e disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë pozuar para flamurit kombëtar dhe atij të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK), është munduar të paraqitet si aktuale.

E njëjta është gjetur e publikuar me datë 31 maj nga një faqe tjetër në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others