Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Inskenohet lojë shpërblyese duke e keqpërdorur imazhin e Halil Kastratit

FESTIM RIZANAJ

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “???????????????????????? ????????????????????????????????????????” dhe me fotografi të drejtuesit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, më 28 janar ka publikuar një video material të gjatë 90 minuta (1 orë e 30 min), duke pretenduar se, Halil Kastrati përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po paralajmëron një shpërblim për audiencën.

Videoja është e ndarë në dy kënde: në këndin e majtë shihet Halil Kastrati duke folur për aktivitetet e shoqatës, kurse në pjesën e djathtë një fotografi tabelare me disa kuaj.

Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “Unë do të dhuroj 5000 € në para për 500 personat që e marrin me mend saktë kalin pa kokë në foto! Dhe është e vërtetë”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video-material, i cili është vërtetuar të jetë i vjetër, i vitit 2020 dhe, i cili, si publikim në formën autentike, nuk është publikuar për qëllime, siç pretendohet, të ndonjë loje shpërbylese.

Në fakt, në versionin autentik të kësaj videoje, të publikuar më 6 prill të vitit 2020, Halil Kastrati flet për aktivitete të shoqatës duke dhënë informata shtesë për shpërndarjen e ndihmave të ndryshme në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës.

Video-materiali i publikuar më 28 janar në Facebook nga faqja me emrin “???????????????????????? ????????????????????????????????????????”:

https://www.facebook.com/100089852020646/videos/5847124808712186/


Ndërsa, në versionin e edituar të videos së ri-publikuar nga faqja “???????????????????????? ????????????????????????????????????????”, pjesëmarrësit në lojën shpërblyese “kushtëzohen” që të regjistrohen në vegëzën e shpërndarë ku thuhet “Konfirmo dhuratën tani, pas regjistrimit të suksesshëm, unë do t’ju kontaktoj! Plotësoni regjistrimin këtu”. (shih fotografinë më poshtë).

Po ashtu, në komente vërehet “kushtëzimi” tjetër për pjesëmarrësit, ku kërkohet shpërndarja e këtij postimi në 8-15 grupe në Facebook.

Ky postim ka rreth 280 shpërndarje dhe 1000 komente.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë video materialin origjinal/autentik të realizuar nga Halil Kastrati, i publikuar në faqen e tij në Facebook më datë, 6 prill 2020, video e cila zgjatë 11 min e 42 sekonda. (këtu)


Analiza:

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “???????????????????????? ????????????????????????????????????????” dhe me fotografi të drejtuesit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka publikuar një video material të gjatë 90 minuta, duke pretenduar se, Halil Kastrati përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po paralajmëron një shpërblim për audiencën.

Videoja është e ndarë në dy kënde: në këndin e majtë shihet Halil Kastrati duke folur për aktivitetet e shoqatës, kurse në pjesën e djathtë një fotografi tabelare me disa kuaj dhe ku shkruan, “Unë do të dhuroj 5000 € në para për 500 personat që e marrin me mend saktë kalin pa kokë në foto! Dhe është e vërtetë”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video-material, i cili është vërtetuar se është i vjetër i vitit 2020 dhe nuk ka të bëjë me asnjë lojë shpërblyese, siç pretendohet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material të publikuar nga faqja “???????????????????????? ????????????????????????????????????????”, si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere