Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Interpretim i gabuar i deklaratës së Ramës

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën shqipe e kanë keqinterpretuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për takimin në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në publikimet e bëra dje (28 shkurt), këto media e keqinterpretuan pjesën kur Rama thotë “… të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja e superfuqive t’i marrin për veshi sa herë grinden në oborrin e mbas shkollës”.

Kjo pjesë e deklaratës së Ramës u keqinterpretua si “Superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen”.


Vegëzat e artikujve të mediave në gjuhën shqipe:

https://gazetablic.com/rama-per-situaten-kosove-serbi-superfuqite-ti-kapin-per-veshi-sa-here-qe-zihen/

https://indeksonline.net/rama-per-raportet-kosove-serbi-superfuqite-duhet-ti-kapin-per-veshi-sa-here-qe-zihen-ne-oborrin-e-shkolles/


Pjesë të artikujve të publikuar në mediat në gjuhën shqipe:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet në mënyrë që të mos ketë probleme për të dyja vendet. Ai është shprehur se “superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen në oborr të shkollës”, raporton mediumi malazez “Pobjeda”.

“Superfuqitë duhet t’i kapin për vesh sa herë që zihen në oborrin e shkollës. Një marrëveshje e bazuar në planin franko-gjerman është gjëja më e mirë që ishte në tryezë, por ky është mendimi im. Unë respektoj sovranitetin e dy palëve për të vendosur për këtë dhe kur të krijohet një situatë e tillë, Qeveria e Shqipërisë dhe unë personalisht do të jemi aty për të mbështetur Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e tyre dhe uroj që të jenë vendimtare dhe të suksesshme”, ka deklaruar Rama.


Shumë media në gjuhën shqipe formulimin në deklaratë “të mos jetë nevoja e superfuqive t’i marrin për veshi sa herë grinden”, e kanë keqinterpretuar si “’Superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen’”, duke e deformuar deklaratën. (shih këtu deklaratën e Ramës nga minuta 4:10)


Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe e kanë keqinterpretuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për takimin në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gabimi ka ndodhur kur këto media e keqinterpretuan pjesën kur Rama thotë “… të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja e superfuqive t’i marrin për veshi sa herë grinden në oborrin e mbas shkollës”, duke e interpretuar si “Superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen”.

Bazuar në metodologjinë, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere